E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama shigjeton kreun e LSI, Meta

TIRANE - Kryetari socialist Rama, qe nga SHBA ku merr pjese ne Konventen e demokrateve amerikane, nuk ka munguar te shprehet edhe njehere kunder mentalitetit te partive politike ne vend. Per te, politika e sherreve dhe e perbaltjes e aplikuar ne keto 17 vite duhet te marre fund, per t'i hapur rruge nje koncepti te ri, ate te politikes per njerezit. I pyetur se sa larg eshte politika shqiptare per t'iu afruar asaj amerikane, kreu i PS, Rama u shpreh se politika shqiptare ka shume rruge per te bere. "Kjo nuk eshte nje rruge qe ne duhet te presim qe te ndodhe, por duhet ta ndertojme duke transformuar rrenjesisht procesin politik, duke e kthyer ne nje shfaqje te pasionit politik dhe jo te vulgaritetit, perbaltjes, akuzave, shpifjeve, falsitetit", ka qene deklarata e djeshme e Rames. I cili i ka meshuar serish faktit se politika ne radhe te pare duhet te jete pasion. Sipas tij, duke bere qe ne politike ne kete proces te jashtezakonshem, qe ka te beje drejtperdrejt me njerezit, me vendin te perfshihen sa me shume njerez, qytetare e qytetare, qe me te drejte i rrine larg politikes, sepse ajo eshte bere jo vetem e neveritshme, por edhe frikshme. "Ne kete proces te jashtezakonshem politike do te thote te marresh persiper risqe, do te thote te behesh me balte nga kundershtaret, ne nje proces i cili nuk njeh moral, nuk njeh etike, nuk njeh gje tjeter pervecse nevojes primitive per te realizuar qellimin qe eshte pergjithesisht i lidhur me interesa krejt personale", eshte shprehur kryetari socialist, Rame ne nje interviste qe nga SHBA. Per te, politika duhet te mos jete monopol i nje grushti njerezish, ku fatet e vendit te mos kene te bejne me interesa personale, ambicie jo korrekte, apo me misionin driteshkurter te nje grushti kryetaresh partish, ku politika te mos jete llogari arithmetike, qe une bashkohem me kete, shkoj me ate dhe ndahem me kete, godas ketu, o une o ai, por, te jete vullnet, nje ambicie, ne funksion te perbashket per nje Shqiperi evropiane dhe moderne. Kreu socialist nuk ka munguar te shigjetoje dhe kreret e se majtes, te perfshire ne nje lufte te forte deklaratash por dhe akuzash mes tyre. Dhe perballe ketij mentaliteti, Rama ka vene fushaten mes dy kandidateve per president ne SHBA, ku pavaresisht perplasjeve normale per nje fushate elektorale, ata vleresojne maksimalisht njeri tjetrin per ate qe kane bere dhe qe jane. Duke kerkuar qe perplasja politike te jete brenda diversitetit normal dhe te moralshem, kreu socialist ka deklaruar se beson se shqiptaret meritojne nje te ardhme per veten dhe femijet e tyre, nderkohe qe shprehet se PS eshte e gatshme per te mos humbur me kohe pas nje politike te vjeter prej 17 vjetesh me sherre, akuza, perbaltjeje dhe mbi te gjitha deshtimesh te njepasnjeshme ne kurriz te shqiptareve dhe shqiptareve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›