E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet zyrtarisht dosja ‘Gerdeci’

Prokuroria ka lexuar te njejten akuze ne procesin gjyqesor per shperthimin e ndodhur ne Gerdec, duke nderruar vetem fjalen i pandehur per ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu me fjalen shtetasi, ndersa ka deklaruar se shperthimi ka ndodhur si pasoje e nje gabimi njerezor.

Procesi gjyqesor ne ngarkim te te akuzuarve per ngjarjen e Gerdecit konsiderohet tashme i nisur ligjerisht ne gjykaten e Tiranes, pas shume seancash per mungese te avokateve mbrojtes, kjo pasi eshte lexuar akti i akuzes.

Gjykata e Tiranes fillimisht ka rrezuar 14 kerkesat paraprake te te pandehurve ne kete proces mes te cilave kishte kerkesa per shkelje te afateve hetimore, kerkesa per gjykim te shkurtuar, apo edhe kerkesa per pavlefshmeri te ekspertizave te kryera nga prokuroria.

Grupi hetimor ka nisur leximin e aktit te akuzes prej 108 faqesh ku jane dhene provat me te cilat prokuroria do te paraqitet ne kete gjykim per te pretenduar fajesine e 29 te pandehurve mes te cileve ushtaraket me te larte shqiptar te periudhes 2005 – 2009.

Prokuroria ka lexuar te njejten akuze te bere gati kur ne proces ishte i pandehur edhe ish-ministri i mbrojtjes fatmir mediu, por pjesen i pandehur per te e ka zevendesuar me fjalen shtetasi.

Pjesa me madhe e provave te sjella nga prokuroria qe pothuajse jane bere publike deri me tani i perkisnin menyres te paracaktuar te zhvillimit te tenderit per dhenien me koncesion firmkes “Albademil” per demontimin e fishekeve ne Gerdec.

1. 4 miliard leke ka qene demi material qe solli shperthimi ne Gerdec sipas prokurorise, dhe menyra se si shpertheu ai per prokurorine ka qene nje gabim njerezor.

Prokuroria tha se ne momentin qe po kryhej nje saldim Brenda ambienteve ku kryhej demontimi shkendijat elektrike kane rene mbi masen e madhe te barutit dhe kane shperthyer.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›