BSH ul normën bazë të interesit me 0.5%

Banka e Shqipërisë ka ulur sot normën e interesit me 0.5%, vendim i cili do të ndikojë në uljen e huave nga bankat. Me vendimin e fundit, norma bazë e interesit shkon në 5.75 për qind. Mësohet se vendimi i mor pas kërkesës së vazhdueshme të biznesit dhe bankierëve për të liruar kreditë. Ulja e kësaj norme do të thotë se tashmë norma bazë e interesit të kredive do të jetë 5.75 për qind. Pritet që këtë rast bankat private do të marrin hua nga Banka Qendrore me interesa më të ulëta.
Propozimi për uljen e normës së interesit ka hasur në kundërshtimin e mjaft ekspertëve, të cilët thonë se ky vendim do të dobësojë pozitat e lekut, ndërkohë që të tjerë ekspertë mendojnë se kjo masë do të shërbejë për të parandaluar rënien e shpejtë të çmimeve. Ulja e normës së interesit për lekun në 0.5% është përfolur vazhdimisht në media si një ndër masat që pritej të merrej në kuadër të krizës ekonomike globale që kohët e fundit ka prekur disa sektorë të ekonomisë shqiptare.
Reagon Guvernatori Fullani
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani deklaroi sot se ekonomia shqiptare gjatë gjashtë mujori të dytë të vitit 2008, ka ruajtur një stabilitet ekonomik, duke u bërë dinamike dhe rezistente ndaj krizës. “Banka e Shqipërisë konstaton se aktivitet ekonomik është zhvilluar në parashikimet e kreditit dhe në ruajtjen e balancave makroekonomik”-theksoi Fullani. Sipas kreu të Bankës së Shqipërisë aktiviteti financiar është mbështetur mbi financimet e brendshme.
“Stabiliteti makroekonomik ka ndihmuar në ruajtjen nga pasojat e krizës”-tha Fullani, duke nënvizuar se inflacioni vjetor shënoi vlera të parashikuara nga Banka e Shqipërisë me rreth 3%. Banka e Shqipërisë ka vendosur që të ulë normën bazë të interesit, çka do të ndikojë në rritjen e kredidhënieve nga ana e bankave.
Fullani theksoi në fund të deklaratës për shtyp, se nuk duhet të humbasë besimi tek sistemi bankar.
...