Protesta në Tepelenë për lirimi e të rinjve

Qindra banorë në Tepelenë ka protestuar sërish sot për lirimin e dy të rinjve nga fshati Toç. Të rinjtë janë arrestuar pasi ishin pjesëmarrës në një protestë të zhvilluar kundër kryetarit të bashkisë së Himarës Vasil Bollano. Në protestë ka qenë i pranishëm edhe Spartak Ngjela dhe drejtuesi i një lëvizje gjysmë politike në Tiranë. Deputeti Ngjela i bëri thirrje kreut të shtetit Bamir Topi. “Asnjë Bollano nuk mund ta bëj Shqipërinë me lecka”-deklaroi Ngjela. Protestuesit i janë drejtuar gjykatës së Tepelenës ku po zhvillohet seanca e radhës në ngarkim të tyre.
...