Banka e Shqiperise ul interesin baze nga 5.25 ne 5

Banka Qendrore ka vendosur uljen e Normës Bazë të Interesit duke dhënë kështu mundësi për uljen e kostos së kredive dhe likuiditetit. Pak pas mbledhjes së rradhës të Këshillit Mbikqyrës, vetë guvernatori tha se interesi do të ulet në 5 për qind, nga 5.25 që ka qenë deri më tani.
“Këshilli Mbikqyrës vendosi të ulë normën bazë të interesit me 0.25 % duke e çuar atë në nivelin 5 %. Kjo i shërben arritjes së objektivit për inflacionin në periudhë afatmesme dhe njëkohësisht ofron kushtet monetare të nevojshme për stimulimin e aktiviteteve ekonomike në vend. Kam besimin që masa do të transmetohet në nivelin e caktuar”, tha Fullani.
Në fjalën e tij para medieve, guvernatori shprehu shqetësimet për ecurinë e ekonomisë në muajt e ardhshëm. Stimuli fiskal, por mbi të gjitha performanca e bizneseve janë faktorët kryesorë për rritjen ekonomike.
“Aftësia e këtyre agregatëve për të kompensuar ngadalësimin e pritur të dy mbështetësve kryesore të rritjes së deritanishme do të kushtëzojë ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë 2 tremujorëve të ardhshëm. Në një analizë më afatgjatë, ecuria e ekonomisë shqiptare do të përcaktohet nga rritja e shkallës së konkurrueshmërisë dhe produktivitetit të saj dhe zgjerimi i prezencës së mallrave dhe shërbimeve tona në tregjet e eksportit”, theksoi ai.
Ulja e normës bazë vjen pas vendimit të 23 marsit të këtij viti kur u vendos rritja e saj me 0.25 pikë përqindje. Ky vendim përkthehet me stimul të ri për biznesin dhe ekonominë shqiptare pasi ndikon në kostot e kredisë në lekë. Huamarrja më e lirë ndihmon si bizneset ashtu dhe borxhin që qeveria merr për nevojat e saj. Veç kësaj ndihmohet shtimi dhe ulja e kostos së parasë në qarkullim.
Florian Papadhimitri