E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulet norma bazë e interesit, BSH: Ekonomia është rritur

Banka e Shqipërisë ka ulur me 0.25 përqind normën bazë të interesit ndërsa thekson se ekonomia shqiptare ka pësuar rritje.

Në një konferencë për shtyp guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka theksuar se norma bazë e interesit arrin në vlerën e 5 përqindëshit ndërsa ka theksuar se kjo ulje bëhet për të rritur aktivitetin ekonomik dhe do të reflektojë në presionet e kontrolluara inflacioniste dhe në një politikë fiskale më të kujdesshme.
 

Gjithashtu guvernatori i BSH-së thekson se gjatë muajit gusht janë rritur me 28.8 përqin eksportët ndërsa importet kanë pësuar rënie.

Sipas tij, muaji gusht u karakterizua nga rënia e presionit inflacionit, norma e inflacionit ishte 3.1% ose 0.4% më ulët se muajt e kaluar.

Përveç zbutjes së këtyre goditjeve u evidentua reduktimi i kontributit të inflacionit dhe çmimeve të rregulluara dhe ulja e çmimit të dridhurave. Gjatë vitit 2011 çmimet e konsumit kanë qenë nën efektin e goditjes së ofertës. Ky efekt u shfaq më i moderuar në korrik-gusht dhe në mungesë të goditjeve të papritura pritet të zbehet në muajt e ardhshëm”, u shpreh Fullani.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›