E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baaria, një histori dramatike në ekranin e kinemasë

Në ekranin e kinema Millennium po vijon të shfaqet filmi Baaria, që rrëfen një shekull histori italiane përmes ngjarjeve të tre brezave, të një familjeje siçiliane, me luftërat botërore dhe duke u afruar me skenën politike të fashizmit, komunizmit, demokracisë

kristiane dhe socialistët. Kjo është panorama dramatike, që ofron Baaria një nga prodhimet më të mira të kinemasë italiane, dhe që vjen premierë në kinema Millennium. Filmi shkruar dhe drejtuar nga Giuseppe Tornatore, është një himn kushtuar jo vendlindjes së regjisorit, por edhe mbarë Italisë. Filmi u përzgjodh si më i miri i vitit në Itali. Ai u nominua me një Golden Globe për regjinë më të mirë, ndërsa pati vlerësim mjaft të mirë në Festivalin e Filmit në Venecia, ku regjisori Tornatore mori një nominim gjithashtu për regjinë. Filmi gjithashtu është vlerësuar për pjesëmarrjen masive të aktorëve në kastin e përzgjedhur nga Tornatore, ku spikasin Francesco Scianna, Margareth Made, por dhe shumë aktorë të tjerë të njohur. Në këtë film publikut shqiptar ka mundësinë, që të ndjekë historinë e një familjeje siçiliane, që merr shtysë nga 20 vitet e fashizmit kur Cicco, që kur ishte fëmijë një kundërshtar i deklaruar, është një pastor që ka pasion letërsinë epike. Djali i tij Pepino, i rritur gjatë luftës, do të aderojë në degën e Partisë Komuniste, duke u bërë një eksponent i spikatur në rrafshin lokal dhe duke arritur të martohet, pavarësisht kundërshtive me familjen e saj, Manina, e cila do të bëhet nëna e fëmijëve të tij të shumtë, të cilët megjithatë do të konsideroheshin prej disave si fëmijë komunisti. Baaria është emri fenikas i Bagheria, qytetit ku lindi dhe regjisori Italian Giuseppe Tornatore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›