Bajerni i Mynihut mposhtet nga Shtutgarti
Bundesliga
Bajerni i Mynihut ka pësuar një humbje të rëndë kundër ekipit që po kalon në formë të mirë në kampionatin gjerman të futbollit, Shtutgartit. Me humbjen e skuadrës së Luis Van Gal, gara për titull në Bundesligë po bëhet gjithnjë e më interesante. Ishin bavarezët që kaluan të parët në epërsi me anë të Oliç, i cili shënoi në minutën e 32-të, por për Bajernin, gëzimi zgjati vetëm 9 minuta, pasi Trash do të barazonte 1-1 dhe pjesa e parë përfundon me këtë rezultat. Me të filluar pjesa e dytë Shutgarti kalon në avantazh me golin e shënuar nga Marika në minutën e 50-të dhe Bajern Mynih nuk mundi të shënonte deri në fund të gjithë ndeshjes.
#