E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baba e bir, në pranga për vjedhje

Mirditë

Policia e Mirditës arreston për vjedhje babë e bir. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Mark Doda, 50 vjeç, dhe Indrit Doda, 21 vjeç, banues në Lagjen e Vjetër të Rubikut, janë arrestuar në flagrancë në orën 23:30 të së dielës, pasi kishin prerë dhe vjedhur 200 metra tub metalik në vendin e quajtur ish-metalurgjia në qytetin e Rubikut. Policia ka arritur të sigurojë në cilësinë e provës materiale një kamionçinë “Ford” me targa LA4187A në pronësi të Mark Dodës, si dhe katër tuba të gjetura gjatë kontrollit në lavazhin e këtij shtetasi në Rubik. Pas arrestimit të tyre dhe marrjes në pyetje, policia e Mirditës ka ngritur ndaj dy të arrestuarve akuzën për vjedhje në bashkëpunim.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›