E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret në shtëpi 52-vjeçarja

Gjirokastër

Vetëvaret me litar një 52-vjeçare nga Gjirokastra. Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Sofia Asqeri 52 vjeçe, është gjetur dje, rreth orës 09:30, e varur në katin e dytë të banesës së saj që ndodhet në lagjen “Manalat”. Të afërmit e saj, pasi kanë konstatuar ngjarjen, kanë telefonuar në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës. Burri dhe daja i saj janë detyruar të hyjnë në banesë nëpërmjet dritares, pasi gruaja e kishte mbyllur derën me çelës. Në vendngjarje ka shkuar një grup hetimor, që ka bërë ekspertizën dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes. Nga hetimet e para ka rezultuar se gruaja nuk ka pasur shenja dhune në trupin e saj. Nga ekspertiza mjekoligjore rezultoi se ajo ishte vetëvrarë në kushtet e depresionit, sëmundje nga e cila vuante kohët e fundit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›