E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baba i shkurorëzimeve

Nuk ka dyshim se Lothar Matthaus ishte njëri prej futbollistëve më të shquar në botë në kohën e vet. Pas përfundimit të karrierës, ai e ka nisur zejen e trajnerit. Por, nuk dallohet shumë për këtë punë. Më shumë po shquhet për ndarjet e tij nga bashkëshortet.

Ish futbollisti gjerman është shkurorëzuar për herë të katërt: këtë herë ai i dha fund dashurisë së tij me modelen ukrainase Liliana.

Ka zgjatur vetëm një vit martesa e tij e fundit. 48 vjeçari e ka lënë modelen ukrainase, 26 vjet më të re. Ai pa dyshim se mund të konsiderohet baba i shkurorëzimeve.

“Jemi ndarë. E kisha vendosur këtë gjë qysh në ditën e datëlindjes sime, në fillim të dhjetorit që e lamë pas. Jam mjaft e lënduar dhe e trishtuar”, kujton Liliana për të përditshmen e popullarizuar gjermane Bild Zeitung. “Megjithatë, është mjaft e rëndësishme që të kuptohet se nuk është një person i tretë i implikuar në këtë histori”, vazhdoi modelja ukrainase.

Këta të dy ishin martuar në vitin 2009 në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Liliana është gruaja e katërt e ‘koleksionit’ të Matthaus, i cili në karrierë e ka shfaqur pjekurinë dhe papjekurinë e tij, e jo vetëm në fushë.

Në kohën sa luante tek Inter, ish kapiteni i Gjermanisë e kishte lënë kampin stërvitor ‘Appiano Gentile’ vetëm për t’iu bashkuar ish të dashurës së tij Lolita. Ai e kaloi një natë me të për t’u rikthyer me shpejtësi në Itali. Para Lolitas, ai kishte për grua edhe Silvian dhe Marijanan.

Matthaus duket se nuk e ka pritur mirë ndarjen e fundit. “Në fillim dukej mjaft i befasuar, e më pas e ka marrë veten dhe tregoi një kontroll dhe përqendrim të mirë”, ka shpjeguar gazetari i të përjavshmes Bunte, i cili e kishte intervistuar ish futbollistin e Bayern Munchen.

Sipas Lothar, në fakt, gruaja e tij është këshilluar gabim për ta marrë vendimin përfundimtar – ndarjen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›