E Diel, 1 Nëntor 2026

Babai denoncon rrembimin e te bijave adoleshente akuzon policine

Vlore Arqile Balliu pretendon se vajzat ia ka marre dhe droguar mafia

Nje denoncim te dhimbshem ne media ka bere babai i dy adoleshenteve. Arqile Balliu nga Llakatundi i Vlores ka denoncuar ne polici zhdukjen e dy vajzave te moshes 17 dhe 18-vjecare duke pohuar dyshimet e tij se nje grup kriminal i ka marre adoleshentet dhe ka humbur gjurmet e tyre. Balliu i cili ka paraqitur denoncim ne polici tri dite me pare dje e ka bere ngjarjen publike edhe ne media pasi ka shprehur dyshime per mosveprimin e policise e ndoshta edhe per lidhje te uniformave blu me rrembyesit e vajzave te tij.

Ngjarja ndodhi tri dite me pare dhe une e kam te pamundur ti nxjerr vajzat nga kthetrat e mafies pasi jane shume njerez te lidhur. Keto gjera une i denoncova ne polici dhe me sa kuptova policia ka bashkepunim me ta sepse me sorollatin dhe nuk me japin zgjidhje. Vajzat kane dhe pasaportat me vete sepse ata i kane porositur te merrnin pasaportat me vete se do ti ndihmonin per pune ka thene Arqile Balliu.

Babai i vajzave shpjegon se policia kishte nderhyre duke kthyer vajzat ne shtepi pas denoncimit te tij te pare por me pas vajzat jane larguar perseri duke braktisur familjen.

Babai shprehet se sjellja e vajzave te tij eshte pasoje e injektimit te droges nga grupi kriminal qe i ka rrembyer ato.

Heren e pare policia i mori bashke me mua dhe i cuam ne shtepi por ata e dinin qe vajzat do te ktheheshin sepse ishin nen efektin e droges. Sot qe bera prape denoncimin u kerkova te gjenim vajzat dhe ti conin ne nje qender rehabilitimi ne menyre qe te kurohen ka thene me tej Balliu duke permendur se vajzat e tij quhen Sonila dhe Alberta.

Policia ka pretenduar se ne rastin e pare vajzat ishin larguar me deshiren e tyre pa perdorimin e

forces. Forcat e rendit kane pohuar se eshte hera e trete qe vajzat ikin nga shtepia pasi nuk jetojne dot me babain e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›