E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi Afera nen mbikeqyrjen personale te Sali Berishes

Ceshtja e ish-Ekspozites. PS publikon dokumente shtese per nderhyrjen korruptive te pushtetit

Situata e krijuar ne ceshtjen e ish-Ekspozites po zbulon sipas Partise Socialiste angazhimin e administrates shteterore ne funksion te interesave ekonomike. Numri dy i Grupit Parlamentar te selise roze Eduart Shalsi deklaroi dje ne nje konference per shtyp se mekanizmi korruptiv qe qarkon ceshtjen e shumeperfolur po zberthehet plotesisht duke deshmuar nje manipulim te plote nga perfaqesuesit e qeverise. Perse ndryshuan me vendim qeverie nga shkurti ne nentor cmimet e trojeve perballe Ekspozites ne krah te Ekspozites dhe pas Ekspozites dhe tek Ekspozita mbeti i pandryshuar Cfare e bente te vecante truallin tek Ekspozita qe te jete tri here me i lire se ne zonat perreth Cilet jane bleresit e vertete Kesaj pyetjeje nuk iu pergjigj Sali Berisha. Sepse ai truall nuk eshte blere nga pronaret por nga pushtetaret. Berisha vuri nje administrate te tere ne funksion te seksereve tha Shalsi. Pervecse zbulon nje afere korruptive shume te rende duhet thene se ceshtja e ish-Ekspozites ashtu si i eshte prezantuar opinionit publik nga PS verteton ate qe mund te konsiderohet nje privatizim i shtetit. Akte ligjore qe ndryshohen vetem per interesa te caktuara firma perfaqesuesish shteterore mbi dokumente qe verifikohen si antiligjore e ne finale ndryshime te ligjeve qellimi i te cilave fakton se interesi ekonomik i ekipit qe dikton vendimmarrjen ka prioritet mbi cdo gje. Nje panorame e zymte e ndertuar nga aktet e qeveritareve dhe e adaptuar nga opozita si instrument akuzash mjaft te renda. Per te ilustruar te verteten e saj PS permes Shalsit edhe dje beri publike disa dokumente qe deshmojne sipas tij per ndryshimet e bera ne funksion te perfitimit te siperfaqes qe tashme eshte transformuar ne nje dosje te hapur akuze. Nenkryetari i Grupit Parlamentar socialist hodhi poshte edhe pretendimin e Kryeministrit Sali Berisha lidhur me faktin se kuotimet e reja ne ligj jane bere nga qeveria socialiste. Nuk mund te mos nderhynte per te mbrojtur kete afere edhe Kryeministri Sali Berisha i cili tha dy dite me pare se lsquoLigji e ka te qarte si drita e diellit nese 70 e siperfaqes eshte prone private 30 automatikisht i shitet pronarit. Automatikisht Ky ligj eshte votuar nga socialistet. Edhe ne kete rast ai genjeu rende sepse e verteta eshte krejt ndryshe. Dhe ja ku jane dy vendimet e Keshillit te Ministrave njeri i vitit 2003 i cili thote tekstualisht Kur siperfaqja e tokes ish-prone private shtrihet ne mbi 80 te se gjithe tokes ne objekt e drejta e parablerjes shtrihet ne te gjithe objektin. Dhe ja ku eshte tjetri i 11 tetorit te vitit 2006 qe thote Kur siperfaqja e tokes prone e ish-pronareve shtrihet ne mbi 70 te siperfaqes se truallit ne objekt e drejta e parablerjes shtrihet ne te gjithe objektin tha Shalsi. Te gjitha keto ndryshime te pretenduara se jane kryer ne vitin 2004 ne te vertete sipas fakteve dokumentare te percjella nga deputeti socialist i perkasin vitit 2006.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›