Selim Muca konfirmohet ne krye te KMSH-se
Nje mbledhje e befasishme per ti dhene fund konflikteve mes drejtuesve te Komunitetit Mysliman eshte mbajtur dje por duket se nuk ka zgjidhur asgje. Keshilli i Pergjithshem Mysliman ka rikonfirmuar Selim Mucen ne krye te Komunitetit Mysliman por menjehere pas mbledhjes kane reaguar serish myftinjte te cilet deklaruan se mbledhja ishte ilegjitime dhe ka hedhur akuza se aty ishin ftuar njerez per te votuar qe nuk kane mandat.
Mbledhja eshte mbajtur qe ne mengjes heret dhe media nuk eshte lejuar te jete pjesemarrese megjithese pas perfundimit jane bere disa deklarata nga te dyja grupimet e krijuara ne Komunitetin Mysliman. Sipas te dhenave ne kete mbledhje Keshilli i Pergjithshem Mysliman rikonfirmoi Selim Mucen ne krye te KMSH-se dhe shkarkoi Ilir Vokshin nga detyra e kryemyftiut te Durresit. Me kete Muca i ka dhene nje goditje te rende grupit qe e etiketoi si pucist e qe deshi ti merrte atij detyren. Mbledhja e Keshillit te Pergjithshem Mysliman u zhvillua dje paradite per te zgjidhur kolapsin e krijuar nga shkarkimet ne Kryesine e Komunitetit Mysliman. Ne ambientet e Medresese ishin te pranishem dy te tretat e anetareve te Keshillit dhe Kryesia e KMSH-se drejtohej nga Selim Muca. Nga anetaret u deklarua se votebesimi i Muces u be me 72 vota pro 7 abstenim dhe 7 kunder.
Keshilli i Pergjithshem miratoi dhe shkarkimin e kater anetareve te ketij forumi. Ilir Vokshi u shkarkua nga posti i kreut te Keshillit te Myftinise Ali Hallaci u shkarkua nga posti i myftiut te Kukesit Bujar Topciu dhe Besim Trusi iken nga posti i myftiut te Tiranes. Sipas Ylli Gures perfaqesues i ketij keshilli me vendimet e sotme unanime i eshte vene kapak problematikave mes anetareve te Komunitetit Mysliman. Por e verteta ka qene ndryshe sipas grupit tjeter. Te ashtuquajturit grupi pucist deklaruan se mbledhja ishte ilegjitime dhe qe ne votim kane marre pjese persona qe nuk kishin mandat. Madje deklarata te tilla ka leshuar edhe Vokshi i cili deri dje mbante detyren e kryemyftiut te Durresit dhe qe udhehiqte kete grup. Sipas te dhenave mbeshtetesit e tij nuk jane paraqitur dje dhe kjo e ka lene ne balte pavaresisht se ai shpjegoi se ka kallezuar ne prokurori Selim Mucen ku do te zbardhet e verteta. Madje akuzat e ketij grupi per kreun e Komunitetit Mysliman kane qene shume te renda.
E gjithe historia nisi disa dite me pare kur plasi nje konflikt brenda Komunitetit Mysliman. Persona brenda Komunitetit Mysliman tentuan te shkarkojne nga detyra kreun e ketij komuniteti Selim Muca. Nepermjet nje peticioni keta persona akuzuan ashtu si dhe here te tjera kreun e ketij komuniteti per veprime antiligjore nderkohe qe Muca ne nje konference per shtyp sqaroi se mbledhja e tyre ishte ilegale rrjedhimisht sipas tij edhe vendimi per ta shkarkuar eshte antistatutor dhe antiligjor.
Persona te mbledhur ilegalisht kane marre vendimin per te me shkarkuar por ata nuk perfaqesojne asgje. Vendimi i tyre eshte antiligjor. Keta persona kane kaluar cdo norme institucionale u shpreh Muca para pak ditesh. Madje nje dite me vone Selim Muca i eshte drejtuar prokurorise ku ka kallezuar keta persona per shperdorim detyre pasi ata nuk kane respektuar rregulloren per shkarkimin e tij duke shkaktuar incidente ne KMSH. Vec kesaj Muca e ka kallezuar grupin kunder tij edhe per uzurpim te vules se KMSH-se pasi ata nuk e kane dorezuar pavaresisht se jane shkarkuar nga detyra. Pas kesaj ne KMSH ka nisur mbledhja e Kryesise ku nuk kane qene te pranishem kater anetaret qe organizuan pucin ndaj Selim Muces. Madje eshte dashur nderhyrja e policise se kryeqytetit qe ne mengjes qe Komuniteti Mysliman Shqiptar te mos perfshihej serish nga betejat per shkarkime mes funksionareve me te larte te ketij institucioni.