Luan Rama Jemi te hapur per bashkepunim
Asgjesimi i pritshem i fleteve te votimit si finale edhe e krizes politike po shfrytezohet si hapesire per nje rol te ri nga Levizja Socialiste per Integrim. Ne nje dalje dje per shtyp sekretari i pergjithshem i saj Luan Rama u shpreh me nota pozitive rreth angazhimit te Partise Socialiste per tiu drejtuar Komisionit te Venecias ne nje kohe qe ka kerkuar me kete rast nisjen nga puna te komisionit parlamentar hetimor. Duke vleresuar te selia roze nje evolucion ne qendrimet per zgjidhjen e krizes politike sekretari i pergjithshem i LSI shprehu gatishmerine e kesaj force per te bashkepunuar me te gjithe aktoret. Nuk kemi asgje kunder per te gjitha pretendimet per te cilat eshte rene dakord dhe natyrisht nuk jemi kunder nese Komisioni i Venecias shprehet pro cdo pjese qe ka artikuluar PS-ja...asnjehere nuk eshte vone per te bere apo per te hedhur hapat e duhur e pozitive kur eshte fjala per ti sherbyer vendit dhe per te tejkaluar pozicionet qe nuk jane ne funksion te interesave te vendit. Nga kjo pikepamje Levizja Socialiste per Integrim si gjithnje vazhdon te mbetet e angazhuar dhe e motivuar qe te bashkepunoje me te gjithe aktoret politike tha Luan Rama. Ai ka vleresuar qendrimin e mbajtur nga kreu i Grupit Parlamentar i PS Gramoz Ruci te cilin e ka konsideruar nje hap pozitiv dhe shprehje te vullnetit te mire. Kondesuesi kryesor i interesave te LSI ne artikulimet e bera per bashkepunim mbetet serish reforma zgjedhore e cila kushtezohet qarte me pretendimin socialist per transparencen e zgjedhjeve. Rrjedhimisht konteksti i krizes politike te lindur kryesisht mes dy forcave kryesore e kthen reformen zgjedhore nje sugjerim te OSBE-se dhe nje beteje politike te LSI. LSI vazhdon te jete konsistente ne kerkesen e saj per domosdoshmerine e reformes zgjedhore ne menyre te vecante dhe per domosdoshmerine e perfshirjes apo integrimit edhe te PS-se ne keto reforma ne te cilat eshte perfshire vendi tha Rama. Ai la te nenkuptohej nevojen e nje marreveshjeje qe do te hidhte urat e nje bashkepunimi dypalesh qe eshte premise per realizimin e reformave ne vend.