E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzeu i Tepelenës, prej vitesh i lënë në harresë

Tepelenë- Ashtu si shumica e muzeve dhe objekteve kulturore në Shqipëri, edhe muzeu i Tepelenës është drejt rrënimit për shkak të harresës nga shteti.

Nga një muze është kthyer në një magazinë rekilesh, pasi mungojnë inventarët, muret janë të rrënuar dhe kudo sundon myku dhe lagështira.

Drejtuesi i sektorit kulturor në Bashkinë e Tepelenës, Gentian Sala është shprehur se Bashkia nuk ka fondet e nevojshme për restaurim dhe ende nuk dihet kur do të bëhet rregullimi i muzeut.

Për shkak të kushteve ka rënë djeshëm dhe numri i vizitorëve në muze, por dhe është kthyer në një vend përfitimi për grabitësit të cilët kanë vjdhur në disa raste shumë objekte me vlerë siç janë objektet që i përkisnin familjes sa Ali Pashës apo dhe objekte të tjera.

Sipas Bashkisë, i është bërë thirrje disa herë Ministrisë së Kulturës të marrë masa për të moslejuar shkatërrimin e objekteve, por asnjë ndërhyrje nuk është bërë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Spitali i Tepelenës “shndërrohet” në infermieri, prej 5 vjetësh asnjë operacion Tepelenë- Prej mëse 5 vjetesh Spitali i Tepelenës nuk kryen...
  2. Athinë, grabitet muzeu i Olimpit të Lashtë Athinë-  Policia greke ka bërë të ditur se janë vjedhur...
  3. Muzeu historik i Fierit – drejt degradimit . Muzeu historik i Fierit daton që prej vitit 1953 ,...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›