I shpëtojnë nga helmimet, i vdesin për bukën e gojës

Femijet e familjeve rome ne Sharre, foto Franc Zhurda - Shekulli
Xhek Preçetaj
Sharra për shumë kohë është parë si vetmja mënyrë për të siguruar mbijetesën për familjet rome, të cilët punonin çdo ditë duke mbledhur shishe plastike, bakër, etj. Por prej më shumë se dy muaj, kjo mundësi e tyre nuk ekziston. Edhe pse ata rrezikonin shëndetin nga helmet e mbeturinave tashmë kanë rrezikojnë jetën për bukën e gojës. E gjithë zona e vend-depozitimit në Sharrë, është rrethuar nga një rrjet hekuri e gjatë, e cila vjen pas një grope të gjatë të vendosur në të gjithë perimetrin e zonës dhe ruhen nga një roje. Këto masa mbajnë larg romët, për të hyr dhe për të punuar, aty. Ky vendim i Bashkisë Tiranë, ka sjell tepër irritim nga ana e familjeve rome, pasi ato shprehen: Na kanë hequr bukën e gojës, nuk kemi më punë, nuk kemi më të ardhme në këtë zonë.
Burime zyrtare te Bashkisë së Tiranës në lidhje me këtë vendim theksojnë se në këtë mënyrë i shpëtojnë nga helmimet por nuk japin asnjë shpjegim se si do ti ndihmojnë ata që të sigurojnë mbijetesën për bukën e gojës.
Shekulli vizitoj ditën e djeshme, ato 14 familje të mbetura në zonën përreth vend-depozitimit të mbetjeve në Sharrë dhe bisedoj me familjen Sula, e cila si mjet të vetëm jetese kishte mbledhjen dhe riciklimin e mbetjeve. Kjo familje përbëhej prej 6 prestarësh, babi Astriti i cili ishte 33 vjeç, nëna Zamira që ishte 28 vjeç dhe katër fëmijët e tyre, Embro (14 vjeç), Ibo (11 vjeç dhe kishte 3 vjet që punonte në mbledhjen e plehrave në zonën e vend-depozitimit), Klajdi (6 vjeç) dhe Denisa e cila ishte 4 veç. Në momentin kur mbërritëm, kryetari i familjes, Astriti dhe i biri i tij Ibo, ishin duke zhveshur disa tela bakri, për ti nxjerr në shitje. Këto janë ato çka kam arritur të mbledh poshtë në Kombinat, bashkë me çunin. Nuk do arrimë të fitojmë shumë, maksimumi nja 10 000 lekë (të vjetra). Por gruaja është papunë, dhe fëmijët e tjerë nuk dalin për të punuar, tregon Astriti.
Sa fitonte në ditë kjo familje?
Sigurisht puna dhe mbijetesa e tyre, varej nga vend-depozitimi i këtyre mbetjeve. Por sa mund të fitonte në ditë kjo familje? Ne punonim të gjithë ditën në zonën ku ishin plehrat. Në to arrinim të siguronim para për të blerë bukë dhe për të plotësuar të gjitha nevojat tona. Unë fitoja të paktën 25 000 lekë në ditë, tregon Astriti. Ndërkohë në krahun tjetër flet edhe e zonja e shtëpisë, nëse mundet të cilësohet kështu vendbanimi i tyre. Po varej, nuk ishte fikse, sepse ishte edhe në varësi të atyre çka mblidhnim në ditë. Sepse nuk është se mblidhnim gjithnjë të njëjtën gjë. Ka pasur ditë që kemi arritur të siguronim edhe 40 000 apo 50 000 lekë në ditë, por kjo varet. Së bashku me ne punonin edhe Ibo me Embron (dy djemtë e familjes). Embro ka nja 7 vite që punonte me ne, ndërsa Ibo ka vetëm 3 vite, që punon së bashku me ne, kurse fëmijët e tjerë janë të vegjël, tregon Zamira. Pra sipas Zamirës, dy fëmijët e tyre kanë dalë të punonin duke mbledhur plehra në moshën 7 dhe 8 vjeç. Por le të bëjmë një llogaritje të thjesht duke u bazuar në të ardhurat që siguronte minimalisht në ditë Astriti dhe prestarët e tjerë: 25 000 lekë/ditë x 4 persona = 100 000 lekë (të vjetra) në ditë. Pra me fjalë të tjera në ditë kjo familje do të kishte të ardhura shumë më të larta se normalja, apo dikush do ta kishte menduar ndonjëherë. Pa llogaritur më pas faktin se sipas zonjës, ata mundet të siguronin edhe deri në 50 000 lekë për person. Me sa duket Ky paska qenë një biznes shumë i mirë për romët, por jo vetëm kaq, pore dhe atyre pikave të grumbullimit që ndodheshin përreth zonës.
Të fitosh 100 000 lekë në ditë dhe të jetosh sërish në mjerim!
Sigurisht kur mendon se një familje mund të marrë në ditë edhe mbi 100 000 lekë në muaj, atëherë menjëherë mendon se ata mundet të jetojnë jo në kushte luksi, por në kushte normale. Kjo nuk është kështu për familjen Sula, pasi edhe ata si gjithë të tjerët në atë zonë jetonin në ato barakat, e shëmtuara. Baraka, nuk tregonte kurrë që këta familjarë mundet të fitonin në ditë rreth 100 000 lekë, pasi ajo të jepte pamjen e një varfërie që qëndronte në kufi të mbijetesës. dy divane i kishin ngelur familjes, për të fjetur katër fëmijët, pasi divanin tjetër e kishin copëtuar për dru, në mënyrë që të ngroheshin në dimrin e ftohtë që kaloj. Më pas në dhomën e gjumit të vetme, që kishin në tokë në vend të tapetit, kishin shtruar një batanije të zezë. Krevati i vjetër ishte edhe paksa i deformuar. E vetmja gjë e vlefshme në këtë shtëpi, ishte televizori i ri, i cili ishte lidhur me 2 dekodera dixhital të cilat i kishin gjetur në grumbujt e mëdha të plehrave. Si i shpenzonin atëherë këto para? Këtë gjë familjarët nuk na e treguan.
Riciklues të vegjël, por tepër të nevojshëm
Një ekspert nga qendra sociale EPER, na tregon se këta romë janë tepër të nevojshëm për këtë zonë. Kjo për shkak se ata arrin të bëjnë një riciklim tepër të mirë të mbetjeve. Për këtë arsyeje kjo qendër sociale ka ndërmarr edhe një projekt për përfshirjen e këtyre familjeve në riciklimin e mbetjeve. Ata janë një pjesë tepër e rëndësishme e procesit të riciklimit të mbetjeve. Kjo pasi interesi i tyre, për të marrë kanoçet, shishet plastike, letrat, etj. të cilat kërkoheshin nga pikat e grumbullimit, çonte në një riciklim të këtyre mbetjeve të cilat ndodheshin në këtë zonë. Prandaj prezenca e tyre, sa do që na tregon një ekonomi informate, gjithsesi tregon dobinë që kanë ata për këtë gjë, pasi mundësoj një riciklim të plotë. Megjithatë duhet theksuar se edhe për to ka rreziqe apo probleme serioze për sigurinë e tyre dhe shëndetin. Për këtë arsyeje shoqata jonë ka kërkuar që këta riciklues, të futen ën skemën e riciklimit të mbetjeve duke qenë se garantojnë një riciklim të mirë të mbetjeve. Sigurisht jo në këtë formë që është sot, por në një formë ligjore, si punë zyrtare. Kjo do të sillte një dobi për ata por edhe për shtetin. Pasi këta familje rome do të kishin një punë zyrtare me të cilën mundet të merreshin por edhe qeveria nuk kishte nevojë të paguante kompani të huaja për riciklim dhe të jepte këto pika me koncesion në mënyrë që ata të fitonin para me mbetjet tona, para të cilat mundet ti fitojë vetë shteti shqiptar dhe jo kompanitë e huaja apo private,- tregon Marlind Dimçe ekspert i projektit Kontributi i Romëve në riciklimin e mbetjeve, në qendrën EPER.
Mbyllen të gjitha pikat e grumbullimit të plehrave të ricikluara
Të gjitha ato pikat ku mbeturinat e ricikluara dërgoheshin për tu shitur nga romët me mbylljen e vendit të mbeturinave, janë mbyllur. Këto pika ishin hapur të gjitha rreth e përqark vend-grumbullimit, të mbeturinave në Sharrë. Aty romët shisnin edhe mbeturinat që mblidhnin. Sot mundet të gjesh vetëm vendin i cili ka ngelur i braktisur. Me sa duket mbyllja e këtij vend-grumbullimi, ka shkaktuar një dëm ekonomik edhe për këto biznese tepër të veçanta.
Djegie e barakave në shenj proteste
Në shenjë proteste për këtë vendim të Bashkisë së Tiranës, për të mbyllur vend-grumbullimin, kanë reaguar edhe romët në një mënyrë disi të çuditshme. Ata duke qenë se jetesën e tyre në këtë vend e kishin lidhur pikërisht me mbledhjen dhe riciklimin e këtyre mbeturinave, atëherë ata kanë djegur barakat e tyre. Kjo shenjë proteste disa familjeve në këtë zonë nuk është se ka friksuar sado pak Bashkinë, e cila vazhdon me vendosmëri, të mbaj vendimin e saj për mbajtjen mbyllur të këtij vend-grumbullimi. Por ku kanë