E Diel, 1 Nëntor 2026

Nxënësit e alarmuar, librat e shkollës? Boh çfarë stresi

Foto arkiv

Entela Resuli

U ndodh që, kur ulen në tavolinë për të mësuar kanë një stivë më libra përpara dhe nuk dinë nga tia nisin. Tekstet janë voluminozë, me terma e koncepte të pakuptueshme. Edhe mësuesit i cekin përciptas. Kështu, thesi i padijes rritet çdo ditë. Një fenomen i tillë shqetëson mjaft shkollat e mesme të vendit. Gjatë një vëzhgimi të Shekulli-t në gjimnazet e kryeqytetit mësuam se një ndër arsyet që nxënësit braktisin orët është edhe fakti se nuk arrijnë dot të asimilojnë mësimin.

” Ka pasur raste kur kam patur tre provime në një ditë dhe në njërin prej tyre nuk kam hyrë, pasi nuk kam qenë e pregatiur “, thotë Bora Alku nxënëse në vitin e dytë në shkollën “Ismail Qemali “. Mbase ky refren është i njohur për çdo kënd, pasi iu ka ndodhur të gjithëve. Por kur detyrat mbeten pa bërë nga padija, problemi është më serioz. Studimi i teksteve shkollore nga SOROS i cili përfshiu 987 nxënës ka vërejtur dhe ka nxjerrë në pah mangësinë dhe problemet që kanë tekstet duke mos u kuptuar nga nxënësit. Madje gjysma e tyre shprehin pakënaqësi për cilësinë e teksteve ndaj dhe ekspertët e këtij studimi rekomandojnë rishikimin e politikave të hartimeve të librave shkollor.  Ata nuk arrijnë të kuptojnë mësimin, nuk arrijnë të bëjnë detyrat dhe ikin nga klasa.

Bojkoti është zgjidhja e vetme e tyre. Nga ana tjetër, mësuesit pranojnë se mjaft tema janë të vështira dhe nuk kapen brenda orëve të programuara. Pra i justifikojnë nxënësit në një farë mase. Sipas tyre, disa tema kanë nevojë për shtjellim më të detajuar, por edhe për orë praktike. Nxënësit janë të predispozuar të gjejnë pretekste për të lënë orët e mësimit dhe në këtë prizëm kanë përfshirë edhe vështirësinë e librave. Rakip Belishakut, nxënës në vitin e tretë tregon se; Tekstet janë të përkthyera shabllon, si rasti biologjisë, kimisë, fizikës e shkencës së tokës. Përkthimet duken që janë vepër e përkthyesve jo kompetente në këto fusha specifike sepse mësuesve u duhet të ndërhyjnë për të korrigjuar termat shkencor tjetër për tjetër. Kjo është ankesa e nxënësit, që kur vjen në grup bëhet edhe më e besueshme.

Sipas Kryetar i Komisionit të Miratimit të Teksteve Shkollore në Ministrinë e Arsimit Jovani Krisniqi, sekreti qëndron tek mësuesi. Një mësues i mirë punon edhe mbi një tekst të dobët-pohon ai.

Sipas nxënësve në disa tekste janë bërë përmirësime dhe të tjera mbeten më problematike. Ndërhyrje kryesisht janë bërë për tekstet e profilit shoqëror, ndërsa ato natyror mbeten ende të vështira dhe të pakuptueshme. “Kemi shumë vështirësi në lëndën e kimisë”, thonë një grup nxënësesh që rrinë në oborrin e shkollës Ismail Qemali . Sipas tyre, disa tema janë fare të pakapshme dhe formulat që mësojnë janë kaq të shpeshta sa nuk arrijnë dot ti fiksojnë. Por mësimet e prapambetura krijojnë vështirësi për mësimet pasuese, duke u bërë kështu pengesë në vazhdimësi për nxënësit dhe njëkohësisht një arsye e mirëfilltë për bezdisje.

Rakip Belishaku, Viti i III, shkollë private

Tjetër gjë lexojmë në libra e tjetër gjë duhet të themi para klasës

Është bërë e qartë tashmë se bazat e gjimnazit tradicional janë shkatërruar në emër të reformës dhe e gjithë kjo në kurriz të gjimnazisteve të cilëve u duhet që të durojnë barrën e një sistemi që ndryshon sa herë u teket ministrave,dhe ndjell veç konfuzion. Është aluduar se ky sistem shkollor është një qasje me perëndimin dhe shollat evropiane. A është e vërtetë e tillë? Kurrikulat janë adoptuar kryesisht nga sistemi italian. Tekstet janë të përkthyera shabllon, si rasti biologjisë, kimisë, fizikës e shkencës së tokës. Përkthimet duken që janë vepër e përkthyesve jo kompetente në këto fusha specifike sepse mësuesve u duhet të ndërhyjnë për të korrigjuar termat shkencor tjetër për tjetër.

Pra nxënësit tjetër gjë lexojnë në libër e tjetër gjë duhet të thonë para klasës. Dhe i gjithë ky fenomen sjell konfuzion, frustrim e stres në maksimum. Gjithçka është kthyer në teori dhe është zhdukur çdo sens i prakticitetit. Punët e laboratorit të kimisë, fizikës e biologjisë janë kthyer në pseudo punë me projekte, që janë shkarkuar nga interneti pa përfitim në njohuri për gjimnazistin. Le pastaj skema e lëndëve me zgjedhje ku të duhet të zgjedhësh midis lendeve ku të duhen në të vërtetë të gjitha e ku po i jepet më tepër përparësi moduleve profesionale sesa lëndëve kryesore, duke qenë se shkollat profesionale kanë dështuar dhe më e bukura vjen me sistemin e vlerësimit ku 10% ka puna me projekt, 50 % provimet e 40 % ngritja në mësim, një budallallëk me brirë. Plus që edukimi fizik një orë çlodhjeje është hequr fare nga kurrikula bazë për vitin e tretë.

Xhesika Gasa, Viti i II, Shkolla Ismail Qemali.

Duke ditur që jemi në gjimnaz, normalisht që jemi të ngarkuar, pasi duhet të jemi të përgatitur për provimet e maturës. Kemi një ngjeshje të orarit dhe dy tre herë në javë bëjmë shtatë orë për tu përforcuar më shumë dhe shpesh na bëjnë privim. Jam munduar të jem sistematike në të gjitha lëndët por për shkak të ngarkesës jo gjithmonë kam qenë e përgatitur. Nga volumi i madh i mësimeve mund të kem lënë ndonjë lëndë pa mësuar dhe i kam dal mësueses përpara që të mos më ngrejë në mësim.

Bena Belshaku, Viti i II, Kolegj

Çdo  ditë është një stres, mësime, detyra, punë me projekt pa fund. I shfletojmë faqet me shpejtësi për të mbaruar mësimet e për të dal në shëtitje. Orët kalojnë e ti je prapë mbi libra, çuditësh ndonjëherë me përkthimin e fjalëve, has vështirësi në zgjidhjen e një ushtrimi. Është një mbi ngarkesë dhe një rutinë e lodhshme. Përkthimet janë shumë të dobëta, aq sa gabimet duke hapur pa nevojën që të konsultohemi më mësuesit në shumë raste edhe ata nuk din ti japin shpjegim librit. Kemi një numër të madh punësh laboratori dhe mbingakres detyrash, e përpos këtyre kur tekstet janë të pakuptueshme për moshën që kemi, vështirësia bëhet edhe më e madhe. Megjithatë jam munduar tja dal.

Bora Alku, Klasa e 11, Shkolla Ismail Qemali

Programi jon është pak i ngarkuar. Na janë shtuar tre lëndë shtesë që i kemi me zgjedhje gjithashtu na është shtuar provim i detyruar i anglishtes këto kanë sjell më shumë ngarkesë, plus që kemi dhe projekte që zënë një vend të rëndësishëm në planin mësimor. Këtë vit bëjmë një orë të shatat për të rifituar kreditin e humbur nga viti i kaluar. Ka pasur raste që kam pasur tre provime në ditë dhe për mua ka qenë pak e vështirë ti mësoj të treja. Për shembull një ditë kisha 3 provime; kimi, anglisht, psikologji. Nuk arrita dot ti mësoja të treja dhe provimin psikologjisë e lash dhe e bëra orën tjetër. Ndërsa një ditë tjetër kisha 2 projekte për të dorëzuar dhe atë ditë nuk vajta në mësim.

Jovani Krisinqi: Një mësues i mirë punon edhe me një tekst fare të dobët

 Për të verifikuar ankesat e nxënësve kemi biseduar me Jovani Krastiqi Kryetar i Komisionit të Miratimit të Teksteve Shkollore në Ministrinë e Arsimit.  Në lidhje me pyetjen tonë për cilësinë e teksteve Kristiqi pohon se;

Nuk ma merë mendja se mund të gjendet një tekst që të thuash që ky është super cilësor. Çdo tekst ka nevojë për rregullim, mbikëqyrje, reagim domethënë, pasi përdoret nga mësuesi atëherë të vij reagimi i tij. Megjithatë kjo nuk përbën ndonjë gjë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›