E Diel, 1 Nëntor 2026

Babai i 18- vjeçares së vetëvarur: Një ditë para i premë ditën e dasmës, Allahu e di pse iku nga jeta

vetevarje_0411111402_11Allahu e di se pse vajza ime vrau veten. Shpirti i saj e di se çfarë kishte.

Këto janë fjalët e babait të 18-vjeçares Sirie Gjana, e cila mesditën e së premtes vendosi që të vetëvarej duke u larguar përfundimisht nga kjo jetë.

Ka qenë ditë e premte. Unë e gjeta trupin e saj të varur dhe u mundova që ta hiqja me shpejtësi, por çdo gjë kishte marrë fund. Nëse do kishim shkuar më shpejt në shtëpi, do të kishim mundur që ta shpëtonim, thotë babai i saj, Lavdrimi.

Kurse nëna e vajzës shprehet: Kishim shkuar që të merrnim analizat e mia. Por, nuk e di se çfarë kisha, sikur e parandjeva diçka dhe u nisa për në shtëpi. Kur erdhëm këtu, e kërkuam vajzën dhe nuk e gjetëm. Edhe rrobat që ka qenë duke i nderur, i kishte lënë përgjysmë. E gjetëm të varur me litar në kasollen e lopës.

Babai mohon se vajza është fejuar pa dëshirë, siç shkruante ajo në letrën e fundit.

Kishte katër muaj që ishte fejuar me mblesëri, por me dëshirën e saj. Ata të dy u panë dhe u pëlqyen, dhe ne hapëm fejesën. Madje një ditë para se ajo të vetëvarej, ne premë ditën e dasmës. Martohej në janarin e vitit që vjen. Ishte e gëzuar, kishte nisur edhe pajën, shprehet Lavdrimi.

Babai mohon që vajza të ketë pasur konflikte me të fejuarin dhe në bisedën e zhvilluar me dhëndrin ai i është shprehur se as ai nuk di gjë.

Po, normal që e kam pyetur. Fola në telefon atë ditë që ndodhi kjo, sepse ai nuk erdhi dot në varrim. Më tha: U mërzite për vajzën? Po, – i thashë. Të të rrojnë fëmijët, – më tha. Po pse e bëri vajza këtë? – më pyeti. Nuk e di, – i thashë. Kjo ka qenë biseda me të, pohon ai për GSH.

Sipas tyre nuk ekziston një letër e lënë nga vajza dhe ato ende nuk e kanë të qartë motivin e vetëvarjes së saj./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›