E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët e Filologjikut: Na hoqën ekspeditat, qeverisë i duhen lekë për fushatë

studente-shkolla-dita-pareVendimi i dekanatit të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë për heqjen e dietave gjatë ekspeditave, ka irrituar studentët, të cilët kanë protestuar ditën e djeshme para fakultetit për të kundërshtuar vendimin.

Ata kanë kërkuar që të kryejnë ekspeditat në të gjithë vendin dhe atyre tiu sigurohet të paktën fjetja.

Ndryshe nga praktikat e ndjekura në vitet e kaluara, na është komunikuar se Universiteti i Tiranës nuk merr përsipër të mbulojë shpenzime dhe të organizojë ekspedita në largësinë mbi 100 metra larg Tiranës, me motivacionin se nuk është në kompetencë të tyre. Kjo është e padrejtë. Tarifa vjetore që paguajmë përfshin edhe mbulimin e këtyre shpenzimeve. Pse këtë vit u ndërprenë, apo pse sivjet qeverisë i duhen para për fushatë, citohet një student në gazetën Shqip.

Kurse dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Shezai Rrokaj, është shprehur se gjithçka është organizuar në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave. Ai i fton studentët të ndjekin axhendën që është miratuar dhe pritet të zbatohet më datë 1 qershor.

Për sa kohë ky është një vendim i miratuar nga Këshilli i Ministrave, cili nga ju do ta thyente një vendim? Menjëherë do të konsiderohej shkelje, ka deklaruar Rrokaj./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›