Enigmat e Zafon
Sërish Barcelona, sërish varreza e librave të harruar. "Loja e engjëllit" është vepra e dytë e rishfaqur për të dytën herë radhazi nga Karlos Ruiz Zafon, pas suksesit planetar të librit "Hija e erës". Në sfond, në të njëjtin univers letrar zhvillohen katër histori, të cilat kanë lidhje me njëra-tjetrën, por që në të njëjtën kohë janë edhe të ndryshme kur lexohen. Ky është mendimi i autorit. Libri përbëhet nga personazhe të rinj dhe të vjetër. I ri është protagonisti David Martin, të cilin Zafon e fotografon "në momentin më tragjik të jetës së tij, sepse ka humbur gjithçka dhe nuk ka më se çfarë të humbasë". I ri gjithashtu është edhe botuesi Andreas Korelli, i cili arrin ta fusë Davidin "në një tunel të errët, në një labirint plot enigma", duke i bërë propozime intrigante dhe në të njëjtën kohë shumë të rrezikshme: të shkruajë për një vit "një libër të bukur që nuk ka ekzistuar kurrë më parë". Libri "Loja e engjëllit" ndryshon nga "Hija e erës", sepse në këtë të fundit jemi spostuar 30 vite në kohë, atëherë kur Barcelona ishte e trazuar për shkak të shenjave të luftës civile.
Gjashtë muaj pas prezantimit në Spanjë dhe Amerikën Latine (ku ka shitur pothuajse 2 milionë kopje), libri "Loja e engjëllit" është publikuar edhe në Evropë. Kjo është intervista e Ruiz Zafon nga shtëpia e tij në Los Anxhelos.
Pas triumfit "Hija e erës" u deshën shtatë vjet në pritje për të prezantuar "Loja e engjëllit". A e keni ndjerë ndonjëherë peshën e përgjegjësisë kundrejt lexuesve tuaj?
Një njeri e ndjen gjithmonë përgjegjësinë ose dëshirën për t‘u ofruar lexuesve më të mirën e mundshme dhe në të njëjtën kohë të arrijë të krijojë atë që i është kërkuar. Një sukses kaq i madh të jep perspektiva të reja dhe shumë gjëra që në fund i shpëtojnë kontrollit të autorit. Kryesorja është që të shkëputesh nga të gjithë dhe të përqendrohesh vetëm te puna.
Në rastin e librit "Loja e engjëllit" ju nuk keni hezituar ta gjykoni veten. "Është romani im më i mirë", keni thënë. Çfarë është ajo që e bën më të mirë se "Hija e erës"?
Nuk kam thënë se është romani im më i mirë. E vërteta është se nuk e di cili është romani më i mirë, e gjithashtu nuk është diçka për të cilën të mendoj. Më pëlqen të mendoj se më të mirin duhet ta shkruaj. Ajo që kam thënë, besoj, është se libri "Loja e engjëllit" më interesonte më shumë se librat e tjerë me tituj personalë, sepse më kishte lejuar ta bëja këtë.
Është një roman dashurie dhe misteri, por që brenda ka edhe elementë fantastiko-shkencorë. Kujt i detyrohet kjo zgjedhje?
Janë thjesht regjistra letrarë, tema klasike të tregimit. Më intereson të përdor çdo lloj elementesh dhe zgjedh gjithmonë ato që besoj se do të më ndihmojnë më shumë për të shpjeguar historinë që kam zgjedhur të tregoj.
Ju jetoni në Los Anxhelos prej 16 vitesh, por edhe një herë tjetër riktheheni në Barcelonën tuaj, në këtë rast është ajo e viteve ‘20. Mos vallë kjo është një mënyrë për të mos humbur kontaktet dhe kujtimin e origjinës suaj?
E rëndësishme është që të mos e humbasësh kurrë kontaktin me vendlindjen, pavarësisht se ku ndodhesh. Vendi ku kemi lindur dhe jemi rritur na ndjek kudo që të shkojmë dhe jeton në thellësi të qenies sonë. Barcelona nuk më braktis kurrë dhe unë bëj të njëjtën gjë. Besoj se kjo është diçka që u ndodh të gjithëve.
Në të ardhme mund të shpresojmë për një roman tërësisht amerikan?
Në fakt, kam shkruar disa romane të cilat lidhen me Amerikën. Për shembull, "Hija e erës" është shtruar i gjithi në SHBA. Nëse e keni fjalën për një histori të përshtatur në Amerikë, atëherë nuk mund të përgjigjem se nuk e di. Ka të ngjarë që t‘i përdor këta skenarë një ditë ose një tjetër. Një do të përdoret patjetër që të mund të shkruaj.
Mendoni se suksesi do t‘ju braktisë? Ose e kundërta, të rritet dhe t‘ju ndihmojë për t‘u përmirësuar?
Nuk e di. Le të supozojmë se do të shkruaj një vdekje. Është më mirë të vdesësh nga suksesi, se sa nga dështimi. Unë mendoj se suksesi ka të bëjë më shumë me perceptimin që të tjerët kanë për një person, se sa për vetë autorin. E vërteta është se, me apo pa sukses, një shkrimtar është ai që është dhe vazhdon rrugën e tij. E di se sa e vështirë është ky profesion dhe suksesi duhet të arrihet me mund dhe djersë. E vetmja vdekje e letërsisë është indiferenca dhe harresa.
Ka nga ata shkrimtarë që e presin shumë të nervozuar gjykimin e kritikëve mbi romanet e tyre. Ju jeni dakord se gjykuesi i vërtetë është lexuesi?
Gjykuesi i parë është vetë shkrimtari, i cili duhet të dijë nëse ka krijuar veprën që i është kërkuar. Më pas është lexuesi ai që vendos dhe jep opinione. Fundja, edhe kritikët janë lexues të cilët shprehin publikisht mendimin e tyre. Të kushtëzuar apo jo nga favore të ndryshme, ata mbeten gjithnjë lexues.