“Babai” i Jazz-it italian jep koncert në TKOB
Giorgio Gaslini, pianist, kompozitor, dirigjent, muzikant me famë ndërkombëtare, “babai” i jazz–it italian, do të japë koncert për herë të parë në Tiranë, i shoqëruar nga dy prej solistëve jazz më të vlerësuar të skenës italane, kontrabatisti Roberto Bonati dhe bateristi Roberto Dani.
Instituti Italian i Kulturës në Tiranë do të organizojë në bashkëpunim me Teatrin e Operas dhe Baletit një koncert jazz me “Giorgio Gaslini Chamber Trio”, që do të jepet ditën e hënë më 21 prill në orën 19.00. Do të luhen pjesë Gorge Gershvvin, Roland Kirk, Miles Davis, Sun Ra, Albert Ayler, Ornette Coleman, Gabriel Fauré, Edvvard Elgar, si dhe të të njëjtit Gaslini.
8 Prill 2008