Basha: Si e nxora bashkine nga konflikti politik
Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, u prit ne takime te vecanta nga Robert Benjamin (Instituti Demokratik Amerikan) dhe Thomas E. Garrett, zv/president i Institutit Nderkombetar Republikan. Ne keto takime, Basha e ka vene theksin te perpjekjet e tij per t'u kthyer Bashkine qytetareve te Tiranes dhe per ta nxjerre nga konflikti politik. Kryetari i Bashkise se Tiranes tha se transparenca dhe bashkevendimmarrja me qytetaret, jane dy shtylla te rendesishme te axhendes se tij. "Qe ne javen e pare te marrjes se detyres si kryebashkiak, bashkia u hap dhe u vu ne sherbim te qytetareve. Cdo te premte, kryetari i bashkise pret qytetaret, sikunder dhe gjithe drejtoret e bashkise. Po keshtu, letrat dhe e-mailet jane nje mundesi komunikimi. Vetem ne 6 muaj kane mberritur ne Bashkine e Tiranes 7 mije letra nga qytetaret", beri te ditur kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. Po keshtu, kryetari i bashkise tha se asnje projekt i rendesishem per qytetin nuk do te kaloje pa degjuar zerin e qytetareve, madje ata do te perfshihen edhe ne vendimmarrje. Per kete, kryetari i bashkise u beri me dije se gjate hartimit te buxhetit jane zhvilluar takime me banoret e 11 njesive bashkiake. Keshillat dhe sugjerimet e tyre u konsideruan edhe ne buxhet, i cili perfshiu ne zerin e tij te investimeve edhe tre projekte te sugjeruara nga banoret e Tiranes. Nje praktike e tille do te ndiqet edhe me planin urbanistik, i cili, duke nisur nga muaji shkurt, do te konsultohet me grupet e interesit. Duke vleresuar iniciativat e zotit Basha, per nje bashkeqeverisje me qytetaret, drejtuesit e te dy instituteve te njohura amerikane u shprehen te gatshem per te ofruar ndihmen dhe asistencen e tyre ne kete projekt te zotit Basha. Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, zhvilloi nje takim edhe me drejtues te Fondacionit "Heritage", nje institut i krijuar ne vitin 1973, misioni i te cilit eshte per te formuluar dhe per te promovuar politikat konservatore publike, bazuar ne parimet e sipermarrjes se lire. Drejtuesit e ketij misioni u interesuan kryesisht per politikat fiskale qe do te ndjeke Bashkia e Tiranes, reduktimin e burokracive dhe lehtesirat qe do u krijohen sipermarresve. Zoti Basha u beri te ditur se nje nga vendimet e para, te propozuara prej tij, per tu marre ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak ishte pikerisht reduktimi 60 taksave dhe tarifave vendore, nga 83 qe ishin gjithsej.
Sporteli unik per lejet dhe licencat
Ne muajin shkurt, nis funksionimi i sportelit unik per lejet dhe licencat. Aktualisht, grupi i punes ka perfunduar perpilimin e listes se atyre lejeve dhe licencave qe do te kalojne me vetedeklarim. Afati i marrjes se ketyre lejeve ose licencave nuk do te jete me shume se 45 dite. Nese ky afat kalon, atehere, sipas Bashes, do te zbatohet parimi "heshtja eshte miratim". Kryetari i Bashkise se Tiranes tha se ka nje bashkepunim shume te mire me komunitetin e biznesit, me te cilet ka nje komunikim intensiv, te cilin do ta vazhdoje duke e konsoliduar me tej. Zoti Basha tha se qellimi i tij dhe i administrates se bashkise eshte ta beje Tiranen, nje qytet atraktiv per investitoret dhe per kete, Basha u shpreh i hapur per te adaptuar praktikat me te mira qe ekzistojne. Drejtues te fondacionit vleresuan vizionin e zotit Basha, si nje kontribut te rendesishem per sipermarrjen e lire.