E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai i Messit mohon takimin me drejtuesit e Interit

Jorge Messi, babai i talentit të Barcelonës, Lionel ka mohuar lajmet e botuara nëpër mediat italiane se ka zhvilluar një takim sekret me drejtuesit e Interit. "Është një mashtrim që unë të pranoj se jam takuar me drejtues të klubit zikaltër. Më vjen shumë keq për mënyrën se si është shkruar, por pohoj se këto nuk kanë ardhur nga ne", ka deklaruar Jorge Messi për një gazetë katalanase. Babai i yllit argjentinas ka përshëndetur kampionët e Europës dhe ka sqaruar pse djali tij nuk dëshiron të largohet nga Kamp Nou. "Unë mund të them vetëm fjalët më të mira për Barcelonën dhe tifozët e saj, pasi ata na kanë trajtuar në një mënyrë të shkëlqyer. Asnjëherë në këtë jetë nuk do të bënim gjëra prapa krahëve të Barcelonës. Ne jemi të vetëdijshëm që skuadra dëshiron të rinovojë kontratën e Leos. Ai është i ri në moshë, por ëndrra e tij është qëndrimi për shumë vite te Barca", përfundoi Jorge Messi.

Gert Serani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›