“Demat e kuq”, të pafuqishëm kundër verdhezinjve

Partizani arriti barazimin e dytë rresht 0-0, pas atij me Luftëtarin në Gjirokastër, duke dëshmuar krizë në finalizimin e aksioneve, ndërkohë që edhe për kundërshtarin e tij, Besën e Kavajës mund të thuhet e njëjta gjë, kur një javë më parë barazoi me Dinamon po me rezultatin 0-0. Ishte ky barazimi i 37 midis dy ekipeve në 105 ndeshje të luajtuara midis tyre. Trajneri Hasan Lika hodhi në fushë një formacion me synime sulmuese në ndeshjen hapëse të javës së 15-të të Kategorisë Superiore, por asnjë prej futbollistëve të repartit të avancuar nuk mundi të konkludojë në portën e Mustafës. Tekniku i Besës, Vasil Bici morri një pikë të cmuar, madje dhe të pamenduar ndaj ekipit kryeqyetas që po ndjen gjithmonë vështirësi në shtëpi. Edhe pse dy teknikët i bënë tre ndryshimet e lejuara, monotonia e një takimi të "barabartë" në të gjithë tregusit vazhdoi deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit Tanush Latifi. Me pikën e marrë ndaj një Bese, që tridhjetë minutat e fundit i zhvilloi me dhjetë lojtarë (Bikolo Nana u largua me karton të kuq pas dy të verdhave), Partizani "rrëshqiti" në vendin e katërt me 24 pikë, pasi Teuta e Durrësit fitoi 1-0 në "Niko Dovana" me Flamurtarin. Javën e ardshme Partizani do të jetë mysafir i kryesueses së kampionatit, Tiranës, ndërsa Besa do të presë në shtëpi Apoloninë e vendit të fundit.
PARTIZANI-BESA 0-0
E premte, 8 dhjetor, Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa"
Gjyqtarë: T.Latifi, Doda-Guce
Bilanci midis ekipeve: 105 ndeshje; 50 fitore Partizani, 36 barazime, 15 fitore Besa. Golat: 183-89