E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Hapja e kutive kusht i vetëm për zgjidhjen e krizës

TIRANE- Një prej aleatëve të PS, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule gjatë një konference për shtyp tha se hapja e kutive dhe hetimi i plotë i zgjedhjeve të 28 qershorit është kushti i vetëm për zgjidhjen e krizës politike.

“Kërkohet zgjidhje e cila do të nxjerrë vendin nga ngërci politik, do të nxjerrë vendin nga rrënimi i vazhdueshëm ekonomik” u shpreh Dule.

Kreu i PBDNJ ftoi shqiptarët ti bashkohen protestës së opozitës më 30 prill.

“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dëshiron edhe ajo nga ana e vet të ftojë ditën e premte gjithë qytetarët. është manifestimi më fisnik, motivi i tij përbën thelbin e shoqërive të civilizuara. është motivi i votës së lirë, i transparencës, i demokracisë.” theksoi Dule.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›