E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai i Rooneyt arrestohet për baste

Babai dhe daja i sulmuesit të Manchester Unitedit dhe të Kombëtares angleze, Wayne Rooney janë në mesin e nëntë të arrestuarve të enjten si pjesë e hetimeve për vënien e basteve, ka njoftuar agjencia e lajmeve Reuters.

Policia nga Merseyside ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se ka arrestuar nëntë persona pas një tjetër komunikate nga Federata skoceze e Futbollit, që konfirmoi se njëri prej të arrestuarve është 26 vjeçari, mesfushor i Motherwellit, Steven Jennings, i lindur në Liverpool dhe tani jeton në Glasgow.

Arrestimet janë bërë në lidhje me vënien e basteve të dyshimta për ndeshjen e Premierligës skoceze mes Motherwellit dhe Heart of Midlothian, në dhjetor të vitit të kaluar.

Rooney senior, 48 vjeç, u arrestua në shtëpinë e tij në West Area të Liverpoolit pas hetimeve të përbashkëta nga policia e Merseyside dhe Komisionit të Basteve, njoftoi Reuters. Edhe daja i Rooneyt, Richie, 54 vjeç, po ashtu është arrestuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›