E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wilshere mbron Wengerin

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere ka thënë se kritikat ndaj menaxherit Arsene Wenger janë “shaka”.

Gjiganti londinez ka fituar vetëm dy prej shtatë ndeshjeve të para të këtij sezoni në Premierligë dhe presioni ndaj Wengerit është shtuar.

“Ne nuk kemi fituar asgjë për gjashtë vite dhe kjo nuk është mirë” tha Wilshere për Evening Standard. “Por, kritikat janë të ashpra, sidomos ndaj trajnerit. Kritikat ndaj tij janë vetëm një shaka duke pasur parasysh punën e tij në klub” përfundoi Wilshere.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›