E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emnaku i Rocchit paguan për gabimet e gjyqtarit

Një person i papunë nga Firenca ka marrë kërcënime me vdekje pasi emnaku i tij, gjyqtari nga Serie A, Gianluca Rocchi bëri një seri gabimesh gjatë ndeshjes së javës së kaluar Inter-Napoli.

Napoli fitoi 3-0 pasi Rocchi, i cili është po ashtu nga regjioni i Firencës, përjashtoi mesfushorin e Interit, Joel Obi dhe akordoi penallti pas një ndërhyrjeje që kishte ndodhur jashtë zonës.

Me 10 futbollistë, Inter u mposht 3-0 dhe pas ndeshjes, lojtarët, zyrtarët dhe tifozët shprehën zemërimin e tyre ndaj gjyqtarit. Por, tani 44 vjeçari nga Limite sull’Arno, në periferi të Firencës, ka marrë kërcënime më vdekje nëpërmjet telefonit.

“Nuk është hera e parë që ndodh dhe për këtë i përcjell paraqitjet e gjyqtarit nëse duhet të pres ndonjë kërcënim nëpërmjet telefonit”, tha Rocchi i papunë për të përditshmen lokale Il Tirreno.

“Gjithmonë shpresoj që ai të gjykojë mirë. Por, në çfarëdo rasti nuk është mirë të dëgjosh dikë që ju thotë në telefon se do t’ju vrasë” përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›