Puyol u frikësua për karrierë

Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol është frikësuar për përfundimin e parakohshëm të karrierës, pas vështirësive në rikuperimin nga lëndimi i gjurit sezonin e kaluar.
33 vjeçari mungoi për pjesën më të gjatë të edicionit të kaluar për shkak të një dëmtimi në gjurin e tij të majtë.
Shkalla e rëndë e lëndimit bëri që ai të frikësohet se do të duhet të përfundojë karrierën.
“Kanë qenë tetë muaj të dhimbjeve. Ishte kohë e keqe sepse nuk shihja zgjidhje. Humba fuqinë në këmbë dhe nuk mund të luaja. Më shkoi mendja se duhet të tërhiqem nga futbolli”, tha Puyol për Antena3.