Van Persie nuk garanton qëndrim

Robin van Persie ka pranuar se nuk e di nëse do të mbetet ose largohet nga Arsenali në fund të këtij sezoni.
Ylli holandez ende nuk ka vazhduar kontratën e tij me klubin londinez, që skadon në verën e vitit 2013. Rezultatet e dobëta të Arsenalit në këtë fillim sezoni kanë shtuar spekulimet se ky mund të jetë viti i fundit i Van Persiet në Emirates.
“Nuk e di se çka do të bëj, nuk mund të parashikoj të ardhmen. Secili vendos për veten e tij dhe vetëm pastaj e dini se si shkuan gjërat”, tha Van Persie për Times.