E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai i Xhakës : Akuzat për Dukën? Ti hedhim pas shpine!

granit xhakaTaulant Xhaka, është kuqezi

Dilemë, oferta nga dy skuadra të ndryshme, deri diku edhe urrejtje. Teksa Shqipëria humbiste me rezultatin 2-0 përballë Zvicrës, të shumë ishin ata që ngritën zërin kundër Shaqirit, Xhemailit apo dhe Xhakës. Po pikërisht ky i fundit.

Duket se fati i tij do të kryqëzohet edhe njëherë me atë të kombëtares kuqezi, jo i Granitit, por sigurisht fati i vëllait të tij, Taulant Xhaka. Mesfushori në fjalë luan po në Zvicër, është po në pronësi të bazelit, skuadër me të cilën ka luajtur në Champions, por këtë sezon është dhënë borxh në radhët e Grasshopers.

Familja Xhaka rrezikon që të jetë një precedent me të vërtetë shumë i bukur në futbollin shqiptar. Mesfushori më pak i njohur në krahasim me të vëllain, Granitin i cili aktivizohet në Bundesligë me Borusian e Mynshegladbahut, është gati të veshë fanellën e komëbtares kuqezi. Është e vërtetë që Taulanti kërkon të luajë me kombëtaren e Shqipërisë.

Ai i ka thënë po ftesës së bërë nga trajneri De Biazi. Momentalisht nuk mund të them më shumë se kaq edhe për faktin se palët ende nuk e kanë e kanë bërë zyrtare marrëveshjen mes tyre. Këto janë fjalët e babait të Granitit dhe të Taulantit, i cili në shtatorin e kaluar akuzoi presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, që nuk kishte mundësua kalimin e Granitit në radhët e kuqezinjve.

Aktualisht jemi duke u marrë me një proçedurë në FSHF. Kjo ka të bëjë me mundësinë e kalimit të Taulantit me Shqipërinë, pasi më parë duhet marrë leje, ai është aktivizuar me fanellën e të rinjve të kombëtares së Zvicrës. Kemi biseduar gjatë me trajnerin De Biazi.

Ka qenë pikërisht ai që e ka ndjekur Taulantin në disa ndeshje dhe ka mbetur me të vërtetë shumë i kënaqur me atë që ka parë. Mund të them se edhe ndikimi i tij ka qenë i rëndësishëm në këtë vendim. Në fakt edhe Granit Xhaka ka qenë i pavendosur deri në fund përsa i përket zgjedhjes së përfaqësueses së tij.

Vetëm në fund, pas ofertave të shpeshta të Zvicrës, vëllai i madh preferoi që të luante në radhët e helvetëve.  Duke pasur parasysh sesi po shkojnë gjërat, unë them me bindje se Taulanti do të luajë me fanellën e skuadrës së Shqipërisë. Në ndeshjen e datës 7 qershor ai do të jetë në stadium për të ndjekur skuadrën e tij kombëtare, përfundon babai i vëllezërve Xhaka.

Në të tilla kushte duket me të vërtetë shumë e vështirë që tifozët të fishkëllejnë Granitin në ndeshjen e kthimit Shqipëri. Zemra e tij, e nuk po flasim për Taulatin, sigurisht do të jetë me Shqipërinë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›