E Diel, 1 Nëntor 2026

Biletat e kripura, në treg më 4 qershor

Stadiumi_Kombëtar_Qemal_StafaSipas FSHF-së, biletat do të nxirren në treg me vonesë për shkak të mbrojtjes nga falsifikimi dhe abuzimi me çmimet 

Federata Shqiptare e Futbollit do të nxjerrë biletat e ndeshjes Shqipëri-Norvegji për shitje më 4 Qershor. Sipas institucionit më të lartë të futbollit në vend, biletat do të shiten te stadiumi Qemal Stafa dhe te Rruga e barrikadave.

Sipas FSHF-së, biletat do të dalin me vonesë në shitje për shkak të eliminimit të abuzimeve që mund të bëhen me shitjen e tyre në tregun e zi. Te këto bileta janë vendosur dhe shenjat dalluese nga biletat e falsifikuara. Çdo biletë ka të shtypur çmimin dhe çdo vlerë tjetër e ndryshme nga ajo mbi biletë është një abuzim, që duhet denoncuar pranë organeve kompetente.

Biletat e prodhuara do të kenë elementë sigurie të dukshëm dhe të padukshëm për syrin e lirë. E vetmja mënyrë për tu siguruar nëse biletat janë të rregullta, është kontrolli me pajisje te veçanta ne hyrjet e stadiumit. Nisur nga kjo, këshillojmë të gjithë të interesuarit që të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes.

Çmimet e biletave:
Tribuna  Qendrore A+B,  8.000 leke
Tribuna Qendrore A+B,   2 5.000 leke
Tribuna D2,                     3.000 leke;
Tribunat D1 & D3,           2.000 leke
Tribunat C dhe E ,           500 leke

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›