E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abazi, tjetër prurje për Shpresat

00_12_13673045411283403128Trajneri kosovar Ilir Sopi që punon si ndihmës i përzgjedhësit Altin Rraklli të Kombëtarja e femrave, ai që ua ka propozuar zyrtarëve të FSHF-së, Leonitin, mesfushorin e Dritës së Gjilanit.

Kombëtarja e Shqipërisë U-21 vazhdon të rekrutojë futbollistë në futbollin e Kosovës. Mesfushori i talentuar i Dritës, Leonit Abazi është ushtari i radhës që do ti bashkohet U-21-shave të Shqipërisë, Kombëtare e cila drejtohet nga përzgjedhësi Skqënder Gega. Lajmi është konfirmuar të mërkurën për Sport Plus nga vet futbollisti 19-vjeçar.

Sigurisht se dëshira e çdo futbollisti shqiptar është që ti mbrojë ngjyrat e flamurit Kuq e Zi. Jam shumë i nderuar me faktin që më është bërë ftesë nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) të cilën e kam pranuar me shumë kënaqësi. Nuk kam menduar dy herë kur jam thirrur,- ka thënë Leonit Abazi. Ky i fundit do të jetë nën urdhrat e Gegës që nga dita e sotme.

Ftesa më ka ardhur prej dy ditësh, ndërkohë që Shqipërisë do ti bashkohem në resortin Tropical sot,- shtoi Abazi. Është trajneri kosovar Ilir Sopi që punon si ndihmës i përzgjedhësit Altin Rraklli të Kombëtarja e femrave, ai që ua ka propozuar zyrtarëve të FSHF-së, Leonitin.

Shqipëria U-21, do ti zhvillojë dy ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në gusht të vitit të ardhshëm në Izrael. Takimin e parë, djelmoshat Kuq e Zi do ta zhvillojë me 7 qershor kundër Hungarisë në Durrës kurse katër ditë më pas do të luaj në Sarajevë kundër Bosnje Hercegovinës.

Shqipëria ndodhet në grup me Spanjën, Hungarinë, Austrinë dhe Bosnje Hercegovinën. Besoj se gjatë ditëve të grumbullimit do të dëshmohem në mënyrë që ta fitojë një vend titullari. E di se konkurrenca do të jetë shumë e fortë pasi shumë futbollistë vijnë nga kampionate të huaja por unë kam shumë besim në  aftësitë e mia,- tha Abazi.

Pasaporta me procedurë urgjente

Zyrtarë të FSHF-së i kanë premtuar Leonit Abazit, se do ta pajisin me pasaportë të Shqipërisë para ndeshjes me Hungarinë. Për shkak se nuk kam shumë kohë, më kanë thënë që ti marr disa dokumente në Durrës kurse sa i përket pasaportës, më kanë thënë se do të më bëhet me procedura të shpejta, potencoi Leo. 

Ai tash e tri-vite e gjysmë është pjesë e Dritës. Është trajneri Bekim Isufi ai që e mori për herë të parë në skuadrën e parë. Leoniti në vitet e fundit ka mahnitur me teknikën dhe shpejtësinë e tij. Në këtë edicion të Superligës ka realizuar gjashtë gola.

Keqardhja e Leonitit për Kosovën

Leonit Abazi prej disa ditë është grumbulluar edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës U-21, e cila nga data 11 deri me 16 shkurt do të qëndrojë në Zvicër për të marrë pjesë në një turne në të cilin kosovarët do të sfidojnë Brazilin, Ganën e Egjiptin.

Më vjen shu

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›