Lucio vazhdon me Interin

Nga Express më 17 gusht 2011 në ora 15:52
Përpara së bashku, deri në vitin 2014. Me të njëjtin objektiv, për të fituar së bashku. Da Silva Ferreira Lucimar, më mirë i njohur si Lucio, e ka vazhduar kontratën me Interin edhe për dy vjet.
Kontrata aktuale e brazilianit me klubin italian skadonte në vitin 2012, ndërsa e reja do të vlejë deri në qershor të vitit 2014.
Përfaqësuesi brazilian kishte arritur në Milano më 20 korrik 2009 nga Bayern Munich, i cili më pas i ra pishman që e lëshoi gjigantin defanziv.
Ish-futbollisti i Leverkusenit, me Nerazzurrët ka fituar 6 tituj në 95 paraqitje, ndërsa ka realizuar edhe 3 gola.
Lucio fitoi trofe edhe me Brazilin e Bayernin, kështu që ai fitoi gjithçka që mund ta fitojë një futbollist dhe lirisht mund të quhet: njeriu i trofeve.