Barcelona e blen Rodrin

Nga Express më 17 gusht 2011 në ora 16:16
Rodrigo Ríos Lozano, më mirë i njohur si Rodri, është futbollist i ri i Barcelonës. Klubi spanjoll e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit, të lindur në vitin 1990, përmes uebfaqes së vetë zyrtare.
Sevilla e la talentin e vetë të largohet për 1,5 milion euro. Rodri fillimisht do t’i bashkohet Barcelonës B. Nëse tregon aftësi, sezonin e ardhshëm mund të luajë me ekipin e Pep Guardiolës.
Me Sevillën, 21 vjeçari ka zhvilluar shtatë ndeshje sezonin që shkoi, duke realizuar një gol.