Kampionati spanjoll ndoshta nuk do ti luaje kete fundjave ndeshjet e para

Edhe një shpresë që kishte mbetur për të mos ndodhur bllokimi, tashmë nuk ekziston. Pas mungesës së akordit mes palëve, kampionati spanjoll duket se nuk do ta zhvillojë javën e parë të tij, javë që është parashikuar për t’u luajtur këtë të shtunë, të diel dhe të hënë. Sindikata e Futbollistëve dhe Liga Profesioniste sërish nuk u morën dot vesh dhe greva e paralajmëruar nga ana e lojtarëve duket se do të ndodhë.
Një numër i madh futbollistësh kërkojnë pagesat e prapambetura, ndërsa sistemi spanjoll i topkëmbës është në krizë të thellë. Gjithsesi, presidenti i Ligës së Futbollit, Hoze Luis Astiazaran, akuzoi sindikatën se po vepron në mënyrë të skajshme dhe shumë brutale. “Ata e kanë ashpërsuar qëndrimin, - tha Astiazaran, - është e vërtetë që 20 për qind e lojtarëve, pra rreth 1 000 prej tyre, kanë probleme me pagat, por në të njëjtën kohë 20 për qind e spanjollëve janë pa punë”.
Por, menaxheri i sindikatës së lojtarëve, Luis Gil, i doli në mbrojtje vendimit për të bërë grevë, duke thënë se “janë 50 milionë euro borxhe nga ana e klubeve vetëm, për 200 prej lojtarëve dhe ne duam që të bëjmë të mundur që të mos kemi probleme të tilla në të ardhmen”.
Edhe një herë futbollistët deklaruan se qëndrimi i tyre për të bërë grevë në 2 javët e para të kampionatit të Primerës dhe të kategorisë së dytë, është i palëkundur.