Babai "i mbarë" Josef Fritzl
Ai ishte një familjar shumë i mirë, nga ata burra shtëpie për të cilët fqinjët nuk thonë asnjë fjalë të keqe. Bëhet fjalë për monstrën Josef Fritzl. Në qytetin e vogël austriak të Amstetten, 9 ditë më parë, po ata fqinjë që nuk e përgojonin thuajse kurrë panë një tjetër njeri. Po në fakt a nuk kishte rritur ai 7 fëmijë të sjellshëm e fjalëmbël? Po. Ky është fakt. Ata janë të gjithë të mbarë, si edhe i ati. Madje, i ati ishte aq i sjellshëm dhe i urtë, saqë edhe kur ajo bija e tij "budallaçkë" i iku nga shtëpia për t‘u bashkuar me një sekt fetar, nuk i shqetësoi fqinjët me pyetje të kota e bezdisëse. Ai ishte aq baba i mrekullueshëm, saqë i pranoi pa e ngritur zërin edhe fëmijët që ajo ia dërgonte "me postë" para derës së shtëpisë. Ai kurrë nuk u ankua dhe i rriti vocërrakët sikur të kishin qenë të vetët. Dhe ishte aq krenar për veprat e mira. Krenar se ishte një burrë i mbarë familjeje. Por befas gjithçka nisi të zhbëhej. Të shtunën e 19 prillit, një vajzë 19-vjeçare u sëmur rëndë në afërsi të shtëpisë së burrit model. Ai e gjeti këtë vajzë dhe lajmëroi ambulancën, e kështu ajo u dërgua në spital. Mjekët sa e panë thanë se ajo kishte një zbehtësi jo të zakonshme dhe nga goja i dilte gjak pareshtur. Një orë pas shtrimit në spital, Fritzl u takua me mjekun që e kishte marrë vajzën nën kujdesje dhe i tha se e ëma e saj ishte e bija, Elisabeth, dhe se ajo kishte qenë gjithmonë e pazonja të kujdesej për fëmijët. Për këtë arsye ia kishte lënë vajzën në afërsi të banesës. Sipas Fritzl, vajza kishte pasur konvulsione të vazhdueshme dhe dhimbje të forta koke. Pasi e informoi mjekun në lidhje me to, burri i mirë i shtëpisë u largua. Në fund të fundit ai detyrën e bëri dhe tani si njeri i denjë duhej të rikthehej në familjen e tij. E sëmura u përkeqësua. Sistemi i saj imunitar ishte degraduar dhe nuk reagonte ndaj stimujve të jashtëm. Në këto momente mjekët i bënë thirrje të ëmës që të shfaqej për hir të jetës së të bijës. Prezenca e saj duhej që ajo të tregonte për të gjitha problemet shëndetësore të vajzës. Por prej nënës nuk erdhi asnjë përgjigje. Kaloi një javë dhe shëndeti i vajzës po keqësohej nga dita në ditë. Një pjesë e madhe e organeve kishin reshtur së funksionuari në rrugë natyrore. Megjithatë, nëna ende nuk po dukej. Më në fund, më 26 prill, Elisabeth Fritzl u shfaq në rrugët e Amstetten-it për herë të parë që nga dita kur në po të njëjtën mënyrë misterioze u zhduk nga familja. Këtë herë ajo ishte me të atin dhe të dy bashkë ishin nisur drejt spitalit, por u ndaluan nga policia. Kushtet shëndetësore të Kerinit ishin jashtëzakonisht të rënda, ndaj nëna duhej të merrej në pyetje për të sqaruar shkakun e situatës së rënduar. Një hetues dhe një psikolog u mbyllën në një dhomë me nënën dhe nisën seancat e gjata të pyetjeve. Gruaja, që duhej të kishte një moshë rreth të dyzetave, në fakt të jepte përshtypjen e një njeriu shumë më të moçëm e të munduar. Flokët e thinjur dhe fytyra plot vraga e rrudha ishin ato të një 60-vjeçareje. Ajo ishte nervoze dhe në pyetje e sipër i kërkoi hetuesit që të mos ta lejonin më atë dhe të bijën të takoheshin me Fritzl, këtë burrë kaq të ndjeshëm e të mbarë. Pikërisht këtu nisi edhe fillimi i një prej rrëfimeve të një tragjedie ndër më rrëqethëset të kohëve moderne, një ngjarje që do të mbahet mend shumë gjatë në të gjithë Evropën. E vërteta ishte krejt ndryshe nga sa ishte munduar ta paraqiste burri dhe babai shembullor me emrin Fritzl. Elisabeth nuk e kishte braktisur shtëpinë për t‘iu bashkuar ndonjë sekti fetar, porse ishte grabitur nga i ati, ishte rrahur, dhunuar në të gjitha mënyrat e mundshme dhe kjo që nga mosha 11-vjeçare. Ndërsa kalvari i vërtetë i nisi në moshën 18-vjeçare, kur i ati e drogoi dhe e "varrosi" për së gjalli në qilarin e shtëpisë, vend ku ajo do të qëndronte e mbyllur për 24 vjet. Për një çerekshekulli ajo dhe shtatë krijesat që lindën nga lidhja makabre ishin pasojë e këtyre përdhunimeve dhe të gjithë jetonin së bashku në botën e errët të qilarit, që për ta ishte gjithçka që kishin. Fëmijët nuk kishin dalë kurrë në sipërfaqe, qoftë edhe për të thithur ca ajër të pastër. Ata nuk e njihnin lirinë, as dritën e diellit. I vetmi person që kishin parë ishte gardiani i tyre, njeriu që luante në sipërfaqe të tokës rolin e babait dhe familjarit modern, e nën tokë atë të një djalli e xhelati të pashpirt. Ai i kërcënonte vazhdimisht të gjithë, se në rast se do të tentonin të dilnin, do t‘i mbyste me gaz.
Historia e Josef Fritzl nisi më 9 prill të vitit 1935, me lindjen e tij, pikërisht në qytetin që vite më pas ai do ta vendoste me bëmat e tij në qendër të vëmendjes së të gjithë botës. Dhjetë vitet e para të jetës i kaloi nën Rajhun e Tretë. Pesë ditë pas arrestimit të monstrës, shefi i hetimeve i policisë austriake deklaroi se nuk kishin të dhëna të sakta se kush ishin prindërit e kriminelit. Mbi paraardhësit e Fritzl ka një mungesë të madhe informacioni, e cila ndonjëherë duket se ka të bëjë edhe me një lloj mbulimi të qëllimshëm. Qartësia në biografinë e monstrës nis me momentin e mbarimit të shkollës. Fillimisht ai studioi për inxhinieri elektrike në një shkollë politeknike, më pas nisi punën në një kompani çeliku. Në moshën 21-vjeçare u martua me gruan që do ta bënte pjesë të tragjedisë dhe sigurisht viktimë të tij, Rosemarie, me të cilën solli në jetë 7 fëmijë. Edhe gjatë kësaj periudhe ka mungesë të theksuar informacioni mbi jetën dhe veprimtarinë e Josef. Në vendet ku kishte punuar, njerëzit e mbajnë mend për mirë, madje deklarojnë se ai ishte një njeri pozitiv dhe profesionalisht shumë i aftë. Në vitin 1973 nisi që të blinte disa shtëpi nëpër Austri, edhe pse familja e tij vazhdonte të jetonte në qytezën e vogël. Nga ana e jashtme gjithçka dukej e qetë dhe e lumtur, sidomos pas lindjes së njëpasnjëshme të fëmijëve. Josef ishte inxhinier i zoti, i cili kishte "Mercedesin" e vet, që gjatë javës shkonte në punë, ndërsa fundjavave nxirrte shëtitje familjen dhe fëmijët e tij të sjellshëm. Ndërkohë, historia monstruoze me të bijën kishte nisur, por së jashtmi askush nuk vinte re asnjë shenjë. Ka pasur thashetheme se Josef ishte paditur disa herë për përdhunime e tentativa përdhunimesh, por në materialet e policisë nuk ka informacion. Le t‘i rikthehemi jetës së vërtetë të Fritzl. Në vitin 1977, kur Elisabeth ishte në moshën 11-vjeçare ndaj saj nisi persekutimi seksual i të atit. Ajo ishte një vajzë nga natyra shumë e mbyllur në vetvete dhe me nisjen e dhunimit u mbyll edhe më. Mikja e saj e ngushtë e viteve të fëmijërisë thoshte se prindërit nuk i lejonin shokët e saj që ta vizitonin në shtëpi kur bënte mungesa të shumta dhe të pajustifikueshme në shkollë. "Unë e shihja babanë e saj shumë rrallë, por hija e tij sillej kudo, pasi ai kishte një ndikim shumë të madh te të gjithë pjesëtarët e familjes. Një vit pas përdhunimit të Elisabeth, Josef Fritzl nisi planifikimin e shndërrimit të bodrumit të shtëpisë së tij në një bunker të banueshëm, të ngjashëm me ato që u ndërtuan gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, nga frika e ndonjë sulmi bërthamor. Për ngritjen dhe pajisjen e tij, Josef punoi për 5 vjet. Pas vitesh dhunimi duket se Elisabeth kishte dhënë shenja se nuk mund ta duronte më dot situatën. Ajo kishte tentuar dy herë ta braktiste shtëpinë dhe askush nuk e mori mundimin të pyeste se cilat ishin shkaqet që e bënë atë të braktiste gjithçka dhe të ikte nga një familje në dukje shumë e rregullt. Më në fund, në vitin 1984 Fritzl vendosi që të vinte në jetë skenarin e tij, duke qenë se edhe qilari kishte përfunduar. Plani u vu në zbatim një natë gushti. Pasi e drogoi të bijën ai e çoi në qilarin që do të kthehej banesa e 18-vjeçares për 24 vitet e ardhshme të jetës së saj. Aty e përdhunonte vazhdimisht dhe kur mbaronte punë e ushqente, e drogonte sërish dhe vinte herë pas here për ta përdhunuar, ushqyer dhe droguar. Një kat më sipër nënës së vajzës i ishte mbushur mendja se ajo ishte zhdukur. Vetë personalisht u mor me hetimin e ngjarjes, derisa një ditë i miri e i urti Josef i tha së shoqes se e bija ishte bashkuar me një sekt fetar me vullnetin e saj të lirë. Për 5 vitet në vijim Elisabeth jetoi në qilar e vetme. Ajo ndodhej në të njëjtën pozitë që ndodhej një kafshë në çark. Në vitin 1988 mbeti shtatzënë për herë të parë. Bota që i ati kishte ndërtuar për të bijën jo vetëm që nuk përfshinte mëshirë, por në të mungonin edhe mjekët. Ndaj lindjen e bëri vetë. Në jetë erdhi fëmija i parë. Ishte një vajzë me emrin Kerstin. Më pas njëri pas tjetrit Stefan, Lisa, Monika, Alex. Tre prej fëmijëve, nga frika se mos të qarat e tyre do të dëgjoheshin sipër, u morën nga Josef dhe u paraqitën te bashkëshortja e tij sikur ishin fëmijët e së bijës që ua dërgonte nga larg, në pamundësi për t‘i mbajtur vetë. Edhe njëherë burri i mirë i familjes e tregoi veten se kush ishte. Ai vendosi që t‘i rriste fëmijët e së bijës së bashku me të shoqen. Për vite me radhë, pavarësisht përfoljeve për përdhunime e zhdukjen e beftë të vajzës dhe shfaqjes së fëmijëve të vegjël në derën e shtëpisë, askush nuk ndërmori një hetim për babanë e mbarë. Ndërkohë, me Elisabeth qëndruan tre fëmijë të tjerë. Për sa u përket fëmijëve të tij të lindur nga martesa, ata vërtet ishin shumë të sjellshëm, por pas kësaj fasade fshihej një lloj frike dhe tmerri. Ata të gjithë ishin paralajmëruar që të mos i afroheshin qilarit për asnjë arsye në botë, pasi përndryshe do ta pësonin keq. Madje, edhe fqinjët e dinin fiksimin e të zotit të shtëpisë me qilarin. Nëse kjo do të kishte ndodhur në një vend tjetër, do të kishte ngjallur shumë kuriozitet, por në provincën ku jetonte Jozef njerëzit janë shumë indiferentë. Hipokrizia e jetës së dyfishtë të burrit të mirë arrin kur në vitin 2006, ai, së bashku me të shoqen, festojnë përvjetorin e artë të familjes së tyre. E gjithë qyteza i nderon. Në vitin 2007 duket se situata u rëndua dhe se tashmë Josef ishte i lodhur nga detyrat e përditshme në të dyja familjet. Në këto e sipër ai me siguri që po bëhej gati të përgatiste edhe fundin e historisë. Ka shumë mundësi që ai të orkestronte rikthimin e Elisabeth nga kulti dhe ardhjen në shtëpinë ku kishte jetuar tërë jetën, pa dijeninë e pjesës së mbetur të familjes. Por duket që sëmundja e vajzës së parë e prishi fundin e tragjedisë. 19-vjeçarja vuante shumë dhe kishte një shëndet mjaft të dobët. Pas lutjeve të shumta e bija ia mbushi mendjen të atit që ta dërgonin vajzën në spital. Historinë më pas e di tashmë e gjithë bota. Kur nënë e bijë u takuan për herë të parë pas vitesh, mallëngjimi ishte i madh. Përqafimet nuk kishin të mbaruar, por, sipas psikologëve, ato nuk mund t‘i shërojnë plagët e thella. Sa për shkaktarin e kësaj tragjedie ai ndodhet pas hekurave dhe sipas avokatit, është shumë i brishtë mendërisht. Pyetja që të gjithë bëjnë, përfshi edhe banorët e qytezës, është: A kishte dijeni e shoqja e Fritzl apo ndonjë tjetër person për sa ndodhi gjithë këta vjet? Ka fjalë se një nga djemtë e Josefit me të shoqen hynte e dilte nga qilari, por asgjë nuk është e vërtetuar. Pavarësisht fakteve që mund të nxjerrin hetimet, të cilat mund të jenë edhe më tronditëse, historia e jetës së dyfishtë të babait të ndershëm e burrit të mirë të familjes do të mbahet mend gjatë, veç të tjerash, edhe si një histori e jashtëzakonshme hipokrizie dhe shtirjeje përtej çdo imagjinate njerëzore.