Shkëlqimi: Nuk kam manipuluar askënd
Shkëlqimin e takova në një nga kafet e "European Trade Center", ku gjenden edhe zyrat e Shoqatës së Romëve të Shqipërisë, në të cilën ai punon si sekretar i përgjithshëm. Ai ishte veshur si një djalë i ri dhe kishte hedhur një parfum të shtrenjtë. Duket i relaksuar dhe tregon se ajo që i intereson më shumë për momentin është aktiviteti i tij privat dhe ai në Shoqatën e Romëve të Shqipërisë. Ai thotë se punon në një firmë ndërtimi si kontraktues i klientëve dhe njëkohësisht zotëron një firmë të riciklimit të mbeturinave urbane. Shkëlqimi tregon se ka një plan për ndryshimin e romëve që aktualisht jetojnë në Sharrë nëpër baraka, për ta kthyer atë zonë në një vend të mirëfilltë të riciklimit të mbeturinave.
Shkëlqim, me të gjithë këtë angazhim që keni në komunitetin rom, ndiheni më shumë rom apo shqiptar?
Ndihem shqiptar, por edhe rom. Kontributi im te ky komunitet i mrekullueshëm njerëzish, por që kanë mangësi në sistemin arsimor dhe shëndetësor me të gjitha tiparet që vijnë nga kjo, më bën të them se ndihem rom, pasi ata janë njerëz shumë të mirë.
Kë keni rom, babain apo nënën?
Nuk kam asnjë. Nuk kam gjak rom, por them që ndihem i tillë nga kontributi, sepse shqiptarët dhe romët janë njerëz, vetëm se këta të fundit janë të diskriminuar dhe kanë nevojë për ndihmesë.
Si kanë qenë ditët e para pasi keni dalë?
Unë e kam thënë edhe brenda shtëpisë, se gjëja më e shtrenjtë më pret jashtë. Familjes time i kam kërkuar falje që i lashë për një kohë aq të gjatë dhe u kam premtuar se nuk do t‘i lë më.
A ndiheni në faj ndaj familjes që jeni futur në "Big Brother"?
Unë në një mënyrë pashë egon time, edhe pse dëshira ime është që fëmijët e mi të ndihen krenarë për mua dhe mesazhet e mia kanë qenë nga pozita e një prindi fillimisht, pastaj nga pozitat e një lojtari.
Ǒdoni të thoni?
Dua të them që edhe nga pikëpamja e lojës, unë jam treguar pasionant dhe serioz. Mund të them që kam qenë më shumë i vërtetë se sa kam bërë lojë.
Ju e keni përmendur shumë shpesh lojën, si justifikim për veprimet tuaja brenda "Big Brother", pse thoni tani që jeni treguar serioz. P.sh., marrim marrëdhënien tuaj me Rominën.
Unë Rominën e lashë brenda dhe s‘kam gjëra për të thënë mbi të personalisht. Romina është e mrekullueshme si fëmijë. Unë nuk kam sulmuar Rominën, por mendjen e saj.
Kjo është loja?
Ishte Romina që vinte tek unë dhe me të kam marrë shumë role, atë të prindit, të mikut, të shokut.
A kanë qenë ato që prisnit, reagimet e publikut ndaj teje kur dolët jashtë?
Të jesh i izoluar brenda katër mureve dhe në momente të caktuara ndihesh i detyruar të bësh disa gjëra. Që në fillim e kam menduar "Big Brother" si familje dhe i kam thënë vetes se ti Çimi duhet të përshtatesh me këto 14 tipe të ndryshme. Të tjerat nuk i kam në dorë.
Pse mendoni se në fillim u sulmuat aq shumë dhe pastaj për disa javë në vazhdim nuk u nominuat më?
Pati një moment që Çimi i tha vetes se ti Çimi duhet të dëgjosh më shumë dhe ky çast ka ndodhur pas javës së parë. Çimi nuk ishte mësuar me atë fjalor dhe ishte diçka që stononte, por gjithsekush aty tregoi veten. Unë thashë, Çim, ti duhet të ndryshosh në këtë pozicion, po kurrë mos ta lësh në mes atë që ke nisur.
Ola ishte një person që ty donte të të ballafaqonte, pse?
Unë nuk e kuptova asnjëherë mesazhin e Olës dhe mendoj se ajo kishte informacione mbi mua. Me të ka qenë një lojë nervash që në momentin e parë dhe mund të them se më kanë rënë në qafë dhe nuk e prisja që ngjarjet të rridhnin ashtu.
Ju po thoni që ndryshuat kur erdhi Ola?
Ndryshoi pak drejtimi i kursit. Kuptova që mund të bëhej edhe kështu.
Si kështu?
Që loja mund të bëhej edhe me thashetheme. Duke sulmuar personalisht. Unë nuk e kisha menduar kështu dhe e pashë se ndodhka në të tillë formë.
Çfarë ngjarje tjetër ka qenë e spikatur për ju, që ju ka ndryshuar brenda në shtëpi?
Është pikërisht momenti kur pashë se serioziteti im te Romina, në rolin e shokut e të mikut nuk u vlerësua.
Por Romina e ka bërë të qartë se nuk e donte këtë rol prej jush, pse menduat se ajo po kërkonte diçka të tillë nga ju?
Sepse kishte raste që biseda delegohej në formë të tillë. Ajo vinte më pyeste, si mendoja unë dhe kjo do të thotë se ajo e kërkonte këtë rol nga unë. Kur dikush të vjen me lot dhe të pyet, të thotë më fal, si mund të mendoja unë. Unë nuk kam pasur asgjë me Rominën, unë e kam njohur mirë dhe nominimi i saj aktual tregon se ajo nuk ka ndryshuar.
Si e matni karakterin te dikush, me moshë, përvojë apo tituj?
Nuk është asnjëherë titulli ai që të bën njeri, unë e mat me eksperiencën e të prekurit të gjërave me dorë, është ndryshe nga dituria e moshës.
Kam një kuriozitet, pse banorët (Visi, Ina dhe ju) shpreheni për veten tuaj, në vetë të tretë? Ju e shihni veten si personazh apo si person që e ka jetuar?
Në këtë moment që po flas unë jam Çimi dhe nuk e shoh veten si personazh. Por në përballje me këtë eksperiencë flet personazhi, pasi unë jam pjesëtar i kësaj loje.
Po ju ku jeni? Sepse personazhi dhe personi ndryshojnë.
Në gjërat që them jam vetvetja, por në lidhje me të tjerët jam personazh.
Atëherë, çfarë do të bënte personazhi në ndryshim nga Çimi që t‘i shkonte deri në fund lojës?
Tani do të të flas si personazh, apo si unë?
Si të doni.
Po flas me unë, por unë jam personazhi! Eksperienca ime në "Big Brother" ishte e mrekullueshme, mësova që unë jam edhe 20 vjet më i ri, mësova që di të përshtatem dhe të toleroj. Mësova që shumë gjëra në marrëdhënie nuk i dija. Por nuk jam i sigurt, sesa serioz kanë qenë të tjerët në marrëdhënie me mua.
Po thoni që mendoni se të tjerët nuk kanë qenë aq të vërtetë sa ju?
Këtë nuk e di, por pashë se duhet të ndryshoja në një drejtim, që të isha më tolerant.
A jeni dakord me shprehjen: qëllimi justifikon mjetin?
Qëllimi im ishte diçka tjetër, jo për të fituar. Edhe pse e kam thënë se doja të fitoja, qëllimi ishte të bëja eksperiencë, të njihja njerëz të rinj dhe ia arrita.
Çfarë është më e rëndësishme për ju në lojë: integriteti, t‘i shkoni deri në fund lojës, apo të fitoni?
Për mua ishte që të shkoja deri në fund të lojës, fitoja apo s‘fitoja, nuk ishte në dorën time.
Pse mendoni se kohët e fundit banorët ndryshuan mendim radikalisht për ju, duke ju akuzuar se loja juaj bazohej te thashethemet dhe intrigat?
Personalisht nuk e kisha menduar se Çimi e bazonte lojën në thashetheme. Nuk e di sesi e kanë menduar të tjerët, sepse pjesa që akuzon kurrë nuk ka folur për veten.
Këta banorë janë Olsi, Romina, Najada dhe Arbri, për ta po flisni?
Ata nuk kanë arritur të më gjykojnë mua në shumë gjëra që kam thënë, gabim ose drejt.
Pse menduat që u votuat nga publiku për të dalë, në krahasim me Olsin dhe Rominën?
Nuk e di.
Kur thua që banorët nuk kanë arritur të të gjykojnë, mendoni që as publiku nuk ka mundur të shohë atë që donit të tregonit?
Nuk e di. Është mendimi dhe vota e tyre.
Nga fëmijët, cila ishte më e suksesshme, Besarta apo Romina?
Besarta. Unë e pata pranë brenda shtëpisë dhe ajo në çdo gjest e tregoi veten.
Tjetër?
Olsin e thashë, aventurier.
Çfarë dobie kishin "rrengjet" që ju bëtë për lojën dhe për jetën brenda "Big Brother"? P.sh., për rastin e Rominës, çfarë shërbeu vënia e saj në lojë?
Romina e dinte shumë mirë se ajo ishte lojë dhe nuk ra brenda. Ajo ishte pjesë e lojës dhe nuk u lëndua prej saj.
Po në lidhje me Olën dhe Ildën? A keni pasur një moment paraditen e asaj dite, që ti, Olsi, Najada bëtë një plan për t‘i bërë ato të ziheshin, dhe ashtu ndodhi.
Unë desha ta mbroja Ildën dhe i thashë Olës se ato fjalë ajo duhet t‘ia thoshte në sy Ildës. Unë personalisht i thashë Olës se ajo duhet t‘ia thotë Ildës diçka të tillë, ndryshe do t‘ia thosha unë. Dhe kur unë ia thashë Ildës, nuk mendoja që ato do të ziheshin.
Ju po thoni që keni bërë çdo gjë për ta shmangur atë konflikt?
Po.
Çfarë mendoni se donte t‘ju thoshte Arbri javën e fundit, kur u shpreh se loja e banorëve ishte e kompromentuar?
Ata kishin diskutuar, Arbri, Olsi, Najada dhe Romina dhe kishin vendosur të më kundërviheshin.
Unë po flas për ato që ka thënë vetëm Arbri.
Unë mund të kem thënë shumë gjëra, si ai thashethemi që nxori Romina, por unë këtë nuk e mbaj mend, edhe pse të tjerët më thonë se unë e kam thënë. Unë di se Arbri nuk kishte nga t‘i dinte gjërat që tha dhe nuk e kuptoj se nga i erdhën.
Ju po thoni që Arbri është nën influencën e Olsit, Najadës dhe Rominës?
Arbri nuk e ka aq hapësirë për të gjykuar lojën vetë, pasi deri tani ai ka ndenjur në hije dhe është gjykuar nga të tjerët për këtë lloj sjelljeje. Arbri është totalisht jashtë shtëpisë, edhe pse unë e kam ngacmuar, duke debatuar për tema dhe debate që i nisja. Shpesh i kam ngacmuar duke folur kot dhe asnjëri nga ata nuk i ka kapur lapsuset e mia.
A keni ndikuar ju te të tjerët aty brenda?
Unë kam komunikuar, por nuk i kam thënë askujt se çfarë duhet të bëjë?
Pse keni ndryshuar mendim për Najadën, se derisa keni qenë brenda nuk i keni thënë asnjëherë një gjë të tillë?
Unë kam thënë se Najada është e vërtetë dhe nuk e kam gjykuar dhe s‘kam ndryshuar mendim për të.
Ju po thoni se Najada ishte e vërtetë, por ju e ngacmuat sërish që ajo t‘ju tregonte të njëjtën të vërtetë? Nuk doni të më thoni pse e ndryshuat mendimin për të?
Unë s‘kam ndryshuar mendim për Najadën, ajo ka ndryshuar mendim për mua. Kur del jashtë dhe dëgjon se çfarë është thënë, nuk mund të mbash të njëjtin qëndrim.
Çfarë ka të keqe të jesh aventurier për një komunitet?
Asgjë të keqe dhe asgjë të mirë. Por ka rregulla dhe nëse ato nuk respektohen, atëherë pse ka rregulla.
A mendoni se tani që jeni i famshëm do të jetë më e lehtë të arrini qëllimet që keni pasur?
Unë nuk hyra në "Big Brother" për t‘u bërë i famshëm, por thjesht për të pushuar. Ashtu i thashë edhe gruas sime, të rri dy javë rehat.
Nga jashtë, dukeshit sikur harxhonit shumë energji aty brenda?
Asnjë ditë të vetme nuk jam lodhur ose jam ndjerë keq. Unë kam bërë sulmuesin, mesfushorin... ç‘të bëja tjetër...vetëm portierin.
E çfarë ju ka mbetur pa dhënë atëherë?
Shumë gjëra akoma. Unë mund të them se nuk jam kundërshtuar asnjëherë në atë lojën personale që krijova.
Keni folur përherë për nivelin e njerëzve në "Big Brother"? Ju po thoni që do të donit të kishte pasur një ballafaqim më të fortë?
Unë e kam kërkuar vazhdimisht një gjë të tillë.
Cili mendoni se do ta fitojë?
Nuk e di.
Cili mendoni se duhet ta fitojë?
Poli.
Cilin pëlqenit më shumë nga banorët e shtëpisë së "Big Brother"?
Visin. Sepse askush nuk e njohu deri në fund. Tek ai gjeta një njeri që i ndante mendimet e mia, ashtu si i konceptoja edhe unë.
Po thoni që ju dhe Visi jeni shpirtra binjakë?
Mendoj se në një mënyrë ajo mendja ime gërshetohej me atë të Visit.
Për Visin kanë thënë se ai u bë vegla juaj dhe se ti e karikoje kundër Rominës. Është e vërtetë?
Absolutisht jo.
Cili ka qenë ai që e keni pëlqyer më pak?
Giti. Sepse ishte dy Gita. Ajo kishte petkun e murgeshës, por ajo nuk ishte e njëjta natën.
Në një garë, ku çmimi për t‘u fituar është 50 mijë euro, sa i sinqertë ju lejohet të jeni në lojën që bëni?
Këtë nuk e kam kuptuar asnjëherë.
A nuk ka qenë kjo edhe një nga gjërat që keni kuptuar brenda në "Big Brother"?
Unë kuptova se kur bëhej fjalë për para, doli shprehja "unë jam pa sedër".
Cili është kuptimi i kësaj shprehjeje, që mund të bësh çdo gjë për para?
Që mund të bësh çdo gjë për të fituar.