E Diel, 1 Nëntor 2026

Babai plagos qëllimisht të birin, policia lokale ndalon agresorin

17/07/2009  TEPELENË - Një ngjarje e paprecedentë në jug të vendit ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Nivicë të rrethit të Tepelenës, ku babai ka tentuar të vrasë me armë zjarrit të birin, por fatmirësisht ai është plagosur në këmbë dhe aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut Gjirokastrës, pohuan se: “Demo Zana, 55 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Nivicë, rreth 10 kilometra larg qytetit të Tepelenës, në gjaknxehtësi e sipër ka tentuar të vrasë me automatik model 56, të cilën e kishte fshehur në afërsi të stanit, të birin e tij Dritan Zana, 26 vjeç”.

“Nga e shtëna e armës ka mbetur i plagosur në këmbën e djathë djali i tij, i cili është transportuar menjëherë për në spitalin rajonal Gjirokastër dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, pohojnë burime e mësipërme. Po të njëjtat burime, nënvizuan se, pas ngjarjes agresori është larguar në drejtim të paditur, por pas disa orësh është bërë e mundur ndalimi i tij, si dhe është bllokuar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit, e cila ishte fshehur në afërsi të stanit, pranë vendngjarjes.

Ndërkohë, policia lokale ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë motivin e kësaj ngjarjeje të pazakontë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›