Kryeministri turk Erdogan vlerëson fitoren e PD-së
17/07/2009 Mesazh urimi
Kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan i ka përcjellë urimet e tij kreut të qeverisë shqiptare Sali Berisha për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Kryeministri turk në një bisedë telefonike me homologun e tij shqiptar vlerësoi se ishte një fitore të merituar e kryeministrit Berisha, me një rendësi të madhe për vazhdimin e reformave të vendit dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu kryeministri Erdogan e përgëzoi veçanërisht kryeministrin Berisha për realizimin e koalicionit të ri qeverisës me Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke u shprehur se ky është një koalicion premtues për vendin. Shefi i ekzekutivit turk e siguroi kryeministrin Berisha se ai dhe qeveria që kryeson do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm qeverinë e re të kryesuar nga Berisha. Nga ana e tij kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen e thellë mikut të tij, kryeministrit turk Erdogan, për mbështetjen e gjithanshme e të vazhdueshme që ai, qeveria e tij dhe kombi turk i kanë dhënë atij dhe Shqipërisë, si dhe shprehu angazhimin e plotë të tij dhe të qeverisë për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve. Mesazhi i urimit nga kreu i qeverisë turke vjen pasi Ministria e Jashtme e Republikës së Turqisë ka vlerësuar se zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit në vendin tonë u zhvilluan tërësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në një deklaratë publike institucioni i diplomacisë turke thekson se zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit në Shqipëri u zhvilluan në një atmosferë të sigurt, të qetë dhe në përputhje me standardet bazë demokratike.