E Shtunë, 31 Tetor 2026

I gjendet "Kallashnikov", pranga 51-vjecarit

TIRANE - Kapet me arme pa leje, vihet ne pranga nje burre. Policia e Tiranes tha se, ka arrestuar nje 51-vjecar, pasi gjate kontrollit i eshte gjetur nje arme e llojit "Kallashnikov". Burimet zyrtare nga Policia e Tiranes thane se, efektivet e Komisariatit numer 6, se bashku me oficeret e parandalimit te krimit prane ketij komisariati kryen dy dite me pare arrestimin ne flagrance te Shefqet Kamberit, 51 vjec, lindur dhe banues ne Tirane. Sipas policise, arrestimi i tij eshte bere pasi gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij, i eshte gjetur dhe sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje automatik i llojit "Kallashnikov", si dhe nje karikator me 30 fisheke. Policia tha se, dosja me materialet hetimore per Kamberin, i kane kaluar Prokurorise se Tiranes, nen akuzen e kryerjes se vepres penale te "mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municionit".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›