E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari, 90 mije euro droge ne makine

MODENA - Nje shqiptar eshte vene ne pranga ne Itali, pasi gjate nje kontrolli ne makinen e tij, i eshte gjetur nje sasi droge. Policia tha se, 22-vjecari shqiptar kishte fshehur 422 grame kokaine ne sediljen e pasagjereve. Ai ka dashur te largohej qe te mos kapej, por nuk iu ka ikur dot oficereve te policise gjyqesore. Ishin keta te fundit qe e kane ndaluar te riun. Shqiptari ishte ne drejtimit te automjetit tip "Fiat Punto". Policia italiane tha se, personi i arrestuar eshte nje shqiptar 22 vjec, qe jeton ne Cento (Ferrara), se bashku me gruan, qe e kishte italiane. Policia tha se, i riu eshte vene ne pranga dhe se, disa doza qe permbanin kokaine, jane sekuestruar si prove. Arrestimet jane ne vazhdimesi te disa hetimeve te nisura kohe me pare. Nderkaq jane duke u bere te tjera hetime per gjetjen e origjines dhe destinacionin e droges. Vlera e droges ne treg, eshte e barabarte me 90 mije euro.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›