Itali, kapet 18 kg kokaine, ne pranga dy shqiptare dhe nje rumun
Dy shqiptare dhe nje rumun u arrestuan dje nga policia e Bolonjes, me akuzen e "trafik nderkombetar te lendeve narkotike". Pas nje operacion blic te policise italiane u be i mundur sekuestrimi i 18 kg kokaine. Blute e vendit fqinje, kane ushtruar kontroll ne makinen "Benz Mercedes", me te cilen po udhetonin dy shqiptaret, Ardian Gjini, 29 vjec dhe Ervin Shini, 31 vjec. Bashke me ta, eshte arrestuar si bashkepunetor ne kete trafik edhe rumuni Florin Emilian Dobros, i cili ishte student ne Bolonja. Sasia e droges u gjet e fshehur ne serbatorin e makines se shqiptareve. Ndersa pas kontrollit ne garazhin e rumunit, u gjet nje pjese tjeter e droges. Sipas mediave italiane, policia e Bolonjes kishte rreth 4 muaj qe hetonte per kete trafik nderkombetar te lendeve narkotike dhe hetimi eshte drejtuar nga prokurori i Bolonjes, Valter Giovannini. Mesohet se kjo sasi kokaine vinte nga Belgjika dhe kishte destinacion tregun e Bolonjes. E gjithe sasia e droges kishte nje vlere prej 1 milion e 440 mije euro. Sipas autoriteteve te Bolonjes, behet fjale per nje nga sekuestrimet me te medha te kokaines ne vitet e fundit. Shqiptari Ervin Shini, banues ne Casalechio di Reno ne Bolonja, konsiderohet si kreu i kesaj bande te trafikimit te droges dhe i akuzuar per nje sere krimesh si "trafik droge", "shfrytezim prostitucioni". Ndersa ne kete trafik, Ardian Gjini ka sherbyer si nderlidhes. Pervec droges atyre iu u konfiskuan dhe rreth 96 mije euro cash. Autoritetet thane se Bolonja nuk eshte nje vend transit i droges, por nje pjese e mire e saj shitet per tregun vendas, vecanerisht ne Emilia Romanja.
L.K
L.K