Kamza, kundër Skraparit për Top-4

www.albania-sport.com - Kamza kërkon të koleksionojë kundër Skraparit (java 26) fitoren e katërt radhazi me synimin për të kapur një nga katër vendet e para, kur përpara zhvillimit të ndeshjeve të javës së 26-të ndodhet në vendin e pestë me 47 pikë, dy më pak se Elbasani i vendit të dytë, 49, dhe një më pak se Lushnja e Partizani, të dyja nga 48, por këto të fundit do të përballen në sfidën direkte të shtunën.
Tri fitoret radhazi me Gramshin (0-1) , Burrelin (2-0) dhe Bilishti Sport (1-2) kanë rritur entuziazmin në formacionin e Perlat Mustës, që synon edhe fitoren ndaj Skraparit të vendit të 13-të, e që ka 23 pikë më pak se Kamza.
Kamza fitoi fazën e parë 1-0 në Skrapar, por në takimin e fundit midis dy ekipeve të zhvilluar në fushën e Kamzë (asokohe, Kamza quhej Dajti), u ndanë në një barazim 2-2.
Nëse Lushnja mban rekordin për fitoren më të thellë në këtë sezon në shtëpi, 8-0 kundër Bilishtit Sportit në “Roza Haxhiu”, Skrapari ka rekordin e tij me humbjen 7-1 me Adën në Velipojë.
Gjithsesi, Skrapari mbërrin në Kamëz pas fitores shpresëdhënëse 2-1 kundër Pogradecit.
Trajneri i Skraparit, Edmond Dalipi, është duke përgatitur një strategji për të përballuar furinë e Kamzës e të shmangë humbjen e 11-të sezonale. Në 12 takime në transfertë, Skrapari ka pësuar 10 humbje, duke koleksionuar edhe 1 fitore (kundër Bilishtit) dhe 1 barazim.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 16 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili