Babamusta: “Besa ta harrojë fitoren”

Sokol Paja
Mesfushori durrsak i Partizanit, Dritan Babamusta, ka deklaruar se Partizani do ta mundë Besën në Kavajë në ndeshjen direkte që dy ekipet kryesuese do të kenë mes tyre. Mesfushori i të kuqve deklaroi se "Besa ta harrojë fitoren në atë ndeshje, ju garantoj se kemi për të fituar, kavajse ua kemi marrë dorën, ata e dinë fare mirë se me kë ekip kanë për të luajtur, grupi është i plotë dhe nuk kemi as dmtime e as të pezulluar, kështu që jemi të gjithë të gatshëm për këtë takim dhe kam bindjen se ne do ta fitojmë" ka cituar durrsaku i Demave Babamusta. Në takimin e javës së tetë të Supërligës pa dyshim ndeshja midis Besës së Kavajës dhe Partizanit është edhe supersfida e kësaj jave, e cila është një supertakim me vete, pasi do të diskutojnë kreun e klasifikimit dy ekipet që janë më afër kreut: Partizanit, që kryeson me 19 pikë dhe Besës, që është ndjeksja më e afërt më 17 pikë. Të dy ekipet deri tani janë shfaqur me të vërtetë me hijen e pretendentëve, ku në shtatë javë nuk njohin asnjë humbje. Partizani në shtatë takime, ka siguruar gjashtë fitore dhe një barazim ndaj Flamurtarit, ndërsa Besa pesë fitore dhe dy barazime ndaj Dinamos dhe ndaj Skënderbeut. Babamusta tha që në këtë takim, ekipi i Patizanit do të luftojë për fitoren, që do ta mbante jo vetëm në krye të klasifikimit, por edhe do ta shkëpuste ndaj ndjekësit më të afërt në rast se Dinamo do të bënte hap fals në Elbasan. "Ne, në Kavajë, nuk diskutohet që për tri pikë shkojmë, por nuk duhet ta marrim edhe aq lehtë, se Besa nuk është ajo skuadra e viteve të tjera, sivjet është forcuar shumë dhe nuk është kot në krye të renditjes. Ne gjithmonë kemi pasur si qëllim që të fitojmë dhe të marrim tri pikë. Jemi të mobilizuar dhe të angazhuar në maksimum që të arrijmë një tripikësh që do të forconte pozitat tona kryesuese dhe do të na lehtësonte punën për më para, në realizimin e objektivave tona që janë titulli dhe kupa e Republikës", ka thënë Dritan Babamusta. Sipas mesfushorit të demave të kuq, ekipi që sivjet po i jep tonin këtij kampionati e meriton plotësisht vendin e parë në renditje dhe se nuk është rastësi arritja e tyre deri në këtë vend. Të gjitha ndeshjet janë të vështira, sepse edhe kampionati është shumë i fortë sivjet", thotë Babamusta, por ai thekson edhe një herë që është mëse i bindur që ekipi i tij do të triumfojë në Kavajë, sepse janë të gjithë të gatshëm dhe të përgatitur, si moralisht, ashtu edhe tekniko-taktikisht për suksesin ndaj Besës. "Jemi me meritë në krye, nuk jemi pa meritë, gjithcka ka ardhur si pasojë e një merkatoje të mirë, fazës përgatitore të mirë, dhe angazhimit të të gjithë skuadrës dhe kam besim se sivjet do të bëjmë të pamundurën që të fitojmë titullin kampion sepse vërtet e meritojmë. Kemi pasur të paktën deri tani një ecuri shumë të mirë dhe që kam besim se do të shpërblehet me sukses" ka përfunduar mesfushori i Partizanit, Dritan Babamusta.