E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramaj prane Cottbus II, i thote jo Greqise

Sami Bacaj
Alban Ramaj pritet që ti bashkangjitet ekipit te dytë të FC Energie Cottbus, që garon ne Regionalliga Nord. 21 vjecari dy vitet e fundit ka luajtur per ekipin e dytë të TSV München 1860. Mirpo, këtë edicion nuk ka pranuar ta vazhdoj kontraten edhe për një vite me ekipin e dytë. Ai ka qenë ne prova tek Stuttgarter Kickers dhe LR Ahlen. Ekipi i parë nuk ka rene në ujdi për shkak te pageses. Kurse, në ish- ekipin e Rudi Vates është lenduar në ndeshje provuese dhe nuk ka ardhë deri te nenshkrimi i kontrates. Ramaj shprehet: " Besoj se do nënshkruaj me ekipin e Cottbus- deri ne fund te sezonit. Tranjerit Veber i kam pëlqyer. Ai donte te me merrte edhe ne FC Carl Zeiss Jena. Kam pasur oferte edhe nga nje ekip i Liges se dytë greke, i cili kishte nje tranjer gjerman. Por nuk do shkoj atje. Edhe pse ata do me paguanin mirë. Kam problem me pasaporten dhe derisa do marrë pasaporten e UNMIK- ut- do zgjate shumë dhe besoj se do kisha pas probleme atje. Kam bërë për tre dite stervitje me ekipin e Cottbus dhe besoj se do nënshkruaj. " Ramaj është ftuar në dy ndeshje me shpresat e Kombetares, kundër Gjerorgjise në Elbasan dhe Danimarkes ne Kopenhage. Por, nuk ka luajtur. Pasicë, nuk është pajisur me pasaporten shqiptare. Ai është ftuar edhe ne grumbullimin e Otto Baric ne dhjetor. Mirpo, nuk ka marrë lejen nga ish- ekipi i tij dhe për momentin ka akoma probleme me pasaporten. Ai ka nje Pass Ersatz ( Zevensim Pasaporte dhe ka te drejte udhetimi ne Gjermani dhe Kosove ). Ramaj: " Me erdhi keq se nuk mund te shkoj ne Tirane. Shkova ne Peje dhe aty nuk mu lejua te aplikoj për pasaporte. Pa marrë Karten e Identitetit. U ktheva ne fazen pergaditore me ekipin. Serish në vere, shkova dhe aplikova për pasaporten e UNMIK- ut dhe në dimer ose ne veren e ardheshme me duhet të shkoj dhe te marrë pasaporten ne Peje. Kryesorja është që te tregoj loje te mira ne Cottbus dhe të aktivizohem ne ekipin e parë. Ateherë, besoj se edhe Otto Baric do me beje serish një ftese. Sepse, TSV München 1860 është sjellur shumë keq me mua. Duke ditur se unë jam shtetas i Kosoves dhe Shqiperia nuk mund të kërkoj sanksione kundër tyre, permes UEFA- se dhe FIFA- se. "

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›