E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrasti midis U-19 dhe U-17

Ditën kur Shqipëria U-17 humbi me Holandën (3-0) në Tiranë, ajo U-19 e Ramadan Shehut mori një barazim të cmuar me dhjetë veta kundër Luksemburgut - të ndihmuar nga gjyqtarët dhe klani serb, ndaj të cilëve fituam 2:1 - duke siguruar për herë të parë në historinë tonë ndërkombëtare (për këtë moshë) kualifikimin në turin e dytë (Elite Round) të Kampionatit Europian U-19. Duke krahasuar suksesin e arritur nga Mirgen Bushati (autori i dy golave të vetëm të Shqipërisë) me shokë në Valencia të Spanjës, me dështimin e deritanishëm të Andi Corrit (luan me Milanin U-17) me shokë në Tiranë, kontrasti është shumë i madh. Shumë dëshpërues. Kur shikon bashkëmoshatarët e tyre francezë apo holandezë që luajnë me Celsin në Angli apo vijnë nga shkolla të mëdha futbolli si ato të Ajaksit, PSV Eindhoven, Fejenordit në Holandë, Linit, Nantës në Francë, atëherë e kupton se djemtë tanë që stërviten te Shkëndia, Apolonia, Lushnja, kanë mësuar shumë pak nga hiletë e futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›