"Kredia e keqe", kerkohet gjykimi i shkurtuar
Tirane - Ne gjykaten e Tiranes ka startuar dje procesi gjyqesor ne ngarkim te tete te pandehurve te akuzuar per veprat penale te "mashtrimit me kredi". Te pandehurit Arben Beqiri, Astrit Graceni, Blendi Sharra, Luan Gjika, Mahmut Barziu, Selman Mici, Taip Celaj dhe Shaqir Saliu, pasi jane njohur me trupin gjykues, kane paraqitur edhe kerkesat e tyre paraprake. Perpara gjykates, shtate prej te pandehurve kane paraqitur kerkesen per gjykimin e shkurtuar te tyre ashtu edhe sic ishin aktet e paraqitura nga ana e prokurorise. Ndersa avokati mbrojtes i te pandehurit Shaqir Saliu, i ka kerkuar gjykates qe klienti i tij, i cili gjykohet ne mungese, te procedohet me nje gjykim normal dhe ceshtja e tij te ndahej nga pjesa tjeter e te pandehurve. Kerkesat e bera nga ana e mbrojtesve, si dhe e te pandehurve jane pranuar edhe nga prokuroria. Ndersa gjykata, e cila eshte terhequr per 5 minuta ka vendosur te shprehet per ne shtator ne lidhje me kete vendim, pasi dosja hetimore jo vetem qe eshte voluminoze, por edhe komplekse. Per kete, gjyqtari Bujar Krasniqi, i cili e gjykonte vetem kete proces gjyqesor, ka vendosur qe ta shtyje seancen gjyqesore per ne shtator, ne menyre te tille qe te rishikonte fashikullin e gjykimit e me pas te jepte nje vendim nga ana e tij. Tete te pandehurit rane ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Kredia e keqe". Sipas hetimeve te kryera nga njesia e Task Forces ne Prokurorine e Tiranes, te pandehurit, duke bashkepunuar me njeri-tjetrin, kane kryer veprime te kunderligjshme, duke mashtruar dhe vjedhur banken, me anen e pese kredive nga 10 milione leke te vjetra secila. Sipas prokurorise, organizatori i gjithe kesaj vjedhjeje 50 milione leke te vjetra, eshte analisti i kredise prane kesaj banke, Taip Celaj, i cili kishte shpikur nje menyre te re mashtrimi. Me ndihmen e "seksereve" te tij, dyshohet se ai ka perdorur dokumente me te dhena te rreme, duke terhequr pese kredi nga 10 milione leke te vjetra. Ne kembim te kredive te perfituara, ai iu kishte premtuar kredimarresve viza per jashte shtetit.. Te pandehurit akuzohen per veprat penale te "vjedhjes duke shperdoruar detyren", "mashtrim me shume se nje here" dhe "falsifikim dokumentesh" te kryera bashkepunim.
Zhduket i pandehuri, nuk gjendet nga policia
Nje nga te pandehurit e ketij procesi, Shaqir Saliu, i cili ndodhet me mase sigurie "arrest shtepie", nuk gjendet nga efektivat e policise. Tre komisariate, ai i Tiranes, Elbasanit si dhe Peqinit, te cilet ishin ngarkuar ta lajmeronin per seancen e djeshme, kane sjelle pergjigje te ndryshme per vendndodhjen e tij. Ndersa prokurori i ceshtjes i ka shpjeguar gjykates se Saliu po i fshihet drejtesise.
R.Caushaj
Zhduket i pandehuri, nuk gjendet nga policia
Nje nga te pandehurit e ketij procesi, Shaqir Saliu, i cili ndodhet me mase sigurie "arrest shtepie", nuk gjendet nga efektivat e policise. Tre komisariate, ai i Tiranes, Elbasanit si dhe Peqinit, te cilet ishin ngarkuar ta lajmeronin per seancen e djeshme, kane sjelle pergjigje te ndryshme per vendndodhjen e tij. Ndersa prokurori i ceshtjes i ka shpjeguar gjykates se Saliu po i fshihet drejtesise.
R.Caushaj