E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja e Hoxhes: Berisha, pergjigjen merre ne SHISH

Tirane - Bashkeshortja e biznesmenit Remzi Hoxha, Sefdie Hoxha, ka treguar castet e pare kur eshte vene ne dijeni te rrembimit te bashkeshortit te saj, menyren se si eshte trajtuar ne komisariate, si dhe pergjigjet qe ka marre nga shteti yne. Perpara trupit gjykues, te kryesuar nga ana e gjyqtarit Xhelal Elezi, ajo ka treguar se diten e ngjarjes qe ne mengjes, shoku, ashtu sic e quan ajo, shoqeroi djalin e tyre Ardianin, per ne kolegjin turk, ku edhe ai studionte. Ndersa se bashku me motren e saj, e cila kishte ardhur nga Shkupi, kishin dale per shetitje e pazar. Pasi kishin shkuar per vizite ne banesen e nje miku te ngushte te Remziut, ishin kthyer ne shtepine e tyre. Aty ku kishte ardhur nje punetor i fabrikes "Albatros", i cili i kishte bere me dije se Remziu ishte nisur per Shkoder e nuk do te kthehej ate dite. Por, ndersa kane kaluar dy dite, jane vene ne dijeni te rrembimit te tij dhe me pas kane bere disa denoncime te ndryshme ne komisarit. Deshmitarja ka bere me dije se ka marre pergjigje shume te ashpra nga ana e efektivave te policise. "Ke, ate Remzi Hoxhen, kerkon ti, ate me mjeker, shko gjej ndonje tjeter, cfare e do ate", ka deklaruar dje ajo. Me vone, ajo kishte marre vesh, nepermjet te afermit te tyre, se Remziun e kishin marre ose ushtria, ose policia. Kjo e fundit mesohet se ka lajmeruar kuneterit e saj. Pas konsultimeve, kane derguar nje numer te madh telegramesh, te cilat nuk kane marre pergjigje. Telegrame, familja e Hoxhes, sipas bashkeshortes se tij, i kishte derguar edhe Presidentit te saj kohe, Sali Berishes, i cili i kishte kthyer pergjigje se duhet te interesohej ne SHISH. Ndersa nga ana e ketij institucioni, familja nuk ka marre pergjigje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›